Sulejman Pitarka, aktori kujtohet në 95-vjetorin e lindjes

Saturday, 02 February 2019 14:32

95 vjetori i lindjes së aktorit të madh Sulejman Pitarka u përkujtua në pani të familjareve, miqve dhe artisteve në sallën Goethe, të TKEKS.

Sulejman Pitarka. Aktor, dramaturg. Lindi ne Diber te Madhe ,Maqedoni ,me 2 shkurt .U diplomua per finance dhe punoi 9 vjet si punonjes banke, por talenti e coi vetiu drejt aktrimit qysh kur kryente sherbimin ushtarak ne vitet 1945 -1947 dhe me pas ne Levizjen Amatore te qytetit te Durresit . Ne vitin 1951 filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor *, ku interpretoi rreth 70 role.

Ndonese qasja dramatike ishte burimore ne aktrimin e tij, fillimisht u dallua per sensin komik e sarkastik te lojes ,per natyrshmeri dhe vertetesite ,cka gjithnje e me shume ai u shqua per thyerje planesh interpreative dhe larmi figurash .Luajti Hasan Agen te komedia Prefekti e Besim Levonjes *, ne vitin 1951; Shcepkinin te Revizori i Gogolit ,1952;profesorin te Borgjezi fisnik e Molierit ,1962, ku ra ne sy sensi i holle i humorit ,qe llogariste shume mbi disa cilesi komike te personazhit si kinse dituria e tij, retorika dhe fjalomania, spekulacioni me te verteten, te cilat u evidentuan me zgjuarsi prej tij.

Ne dramen e B.Brehit, Arturo Ui ,1971, luajti rolin e aktorit ,ku perdori me mprehtesi e finese elementet e groteskut, duke krijuar me ‘’keshillat e tij’’nje asociacion dhe kontrapunkt domethenes me veprimet e pritshme e gjakatare te Arturos ,qe vijne fill me pas .

Me figuren e Rrapo Shkembit te drama Shenomeni dhe mua e H.Minarollit ,fitoi cmimin si ‘’Aktori me i mire’’ ne Festivalin e Teatrove (1976), ku spikati per ndjeshmerine e larte, vizatimin e karakterit me barsje te thuketa popullore ,e shfaqur ne menyren e sjelljes ,te foluren ne rrafshe instonative te ndryshme ,sa te rrepta po aq te dhimbsura e humane.

Me rolin e xha Bakos te komedia Zonja nga qyteti e Ruzhdi Pulahes * (1977), si dhe ate te xha Nuros te drama Furrnalta e po ketij autori (1979), krijoi dy tipa popullore ,njerez babaxhane ,te humorit dhe shakase ;i pari ,i shqetesuar per punen dhe thumbues i veseve ,i dyti me merak per situaten politike dhe hallet e bijve .

 

Nje nga pikat e larta te aktrimit te S.Pitarkes ishte krijimi i figures se Sulejman Vokshin te drama Epoka para gjyqit e Ekrem Kryeziut *(1980), e cila u dha ne permasa epike ,me nje shprehesi te dukshme si ne te jetuarit e botes se brendshme te heroit ashtu edhe ne vizatimin plastik te tij.

Siguria ,qetesia dhe thjeshtesia ishin shenjime aktoriale mbreselenese .Ne moshen 81-vjecare, pas nje nderprerjeje prej me shume se 15 vjet pa dale ne skene, luajti rolin e babait (Lonit )ne dramen Pjata e drunjte (2005)te E.Morris ,me te cilin deshmoi rishtazi fuqine e talentit te tij, vertetesine dhe emocionalitetin e larte te aktrimit. Me kete rol fitoi cmimin e pare si ‘’Aktori me i mire’’ne ,festivalin mbarekombetar te aktrimit ‘’Apollon’’2005 .S. Pitarka eshte aktor qe karakterin e personazhit e nderton me nje gjuhe realiste, duke e mbushur me detaje te shumta dhe hollesi shprehese .

 

Ne lojen e tij vihen re vetite e nje aktrimi te permbajtur, sa me prane njeriut, ku zoteron e verteta gati natyrale e perjetimit emocional te figures ,realizmi i thelle,kontrastet e shpeshta te planeve gjate lojes, gjetjet karakterizuese dhe, sidomos, te pershtaturit aktorial ndaj sjelljes dhe menyres se reagimit te rolit.

Sensi i se vertetes ne vizatimin e personazheve ne skene dhe ngulmimi per detaje me force tipizuese ndaj jetes se tyre, i ka dhene lojes se tij konkretesi te vecante, si ne teater ,ashtu edhe ne kinematografi.

S. Pitarka shkroi edhe disa drama ,por u be i njohur vecanerisht me dramen Familja e peshkatarit (1956),e cila cmohet si nje nga dramat klasike dhe me te bukurat e dramaturgjise shqipe te periudhes se Realizimit Socialist.

Ajo ka pasur shume venie skenike ne teatrot shqiptare ne kohe te ndryshme ,ne Shqiperi e Kosove ,dy versione nga me te mirat e te ciles kane qene ato te Teatrit Kombetar *(1956,1974).Drama sjell perjetimet e anetareve te nje familjeje qytetese ,ate te peshkatarit Jonuz Bruges ,ne vitet e pushtimit fashist .

Konflikti i saj sendertohet saje qendrimeve politike te ndryshme dhe perfshirjes se tyre ne Luften ANC. Diferencimi politik qe ngjet midis femijeve, posacerisht Dinit komunist dhe Selimit kolaboracionist, pasohet nga pervuajtjet e babait te tyre , Jonuzit , i cili vendoset ne nje situate dramatike lidhur me tradhtine e te birit ,pasi shpirterisht eshte prototipi i paradhene dhe sublime i bartjes se frymes atdhetare.

S.Pitarka ka luajtur gjithashtu ne 20 filma ,duke krijuar disa figura brilante qe cmohen si pjese e vyer e trashegimise se kinematografise shqiptare .

Pas rolit te mesuesit ,ne filmin Debatik ,1961,luajti me finese e me nje gjuhe shpotitese rolin e nje burrokrati mendjemadh dhe njeriu me vese, Sokrat Dhembon te Horizonte te hapura ,1968.  Vijoi me rolin e gjeneralit italian te Gunat mbi tela, 1977; te xha Avdiut te Gjeneral Gramafoni ,1978; te Lipes te Pas gjurmeve ,1978.Ne filmin Balle per balle, 1979,krijoi nje nga figurat me te qelluara te karrieres se tij aktoriale ,ate te Zheleznovit.

Ne kohen interpretuese te aktorit u pikturua portreti i nje ushtaraku aventurier, ngulmues ,lakmitar dhe luftenxites, perkunder skemave apo shembellimeve ‘’tendencioze’’, qe viheshin re jo rralle ne trejtimin e figurave te tilla.

Me rolin e Diplomatit te Vdekja e burrit ,u nderua me cmimin .Ne prill te vitit 2000 u nderua me ‘’Cmimin e Karrieres’’, ndersa ne shkurt 2002 me titullin ‘’Mjeshter i Madh i Punes’’.Mban titullin ‘’Artist i Popullit ‘’. Vdiq ne Tirane ,me 24 mars 2007.

Modifikuar më Saturday, 02 February 2019 16:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...