Përshendetje jetë!/Cikël poetik nga Jonara Hoxha

Premte, 08 February 2019 19:36

Mallkim

Mallkuar qofshi prostituta!
Nga ç'cep i ferrit erdhet valle?!
E na mesuat artin e shkembimit
(fiks sikur te qene tregtare)
te dashurise me mekate,
e i kthyet gra e burra,
te gjithe...ne prostituta!

Cili shejtan ua mbushi mendjen
ta shnderroni dashurine
ne nje lecke te piste krevati
qe fsheh turpin edhe zine,
e ne jasteke te djersitur,
te lini zemren e rinine?!

Ku e gjetet dhe guximin
qe nga kabarè me te droguar
te pushtoni rruget a shtepite
ku prehen ca te dashuruar,
e tu injektonit dashurive
thelle ne vena dhe mashtrimin?!
Na late te endemi duke kerkuar
ne çdo ndjenje te pafaj,
diçka te piste a te mallkuar.

Mallkuar qofshi prostituta!
Boten e rrotulluat veç rreth dickaje,
qe mba ere femre,
a ere paraje,
e i kthyet te gjithe ç'ka..
Burrat! Burrat, dhe shume gra,
te gjithe...ne prostituta!

 

Humbje

Diafragma lëviz më shpejt se lumi në stuhi.
Ëndrrave të pafat përpëlitet si krimb në shi.
Shpresa tutje mori rrugën, iku u ngjit deri në mal.
Endet a s'endet në errësirë si mi i fëlliqur në kanal.

Ulur në gjunjë një puzzle të kompletojë përpiqet, ja!
Pjesë e puzzle-it të saj, një kokë, një këmbë edhe një krah.
Mish i vdekur kutërbon në vetmi i gjymtuar,
si fekale erë lëshon për miliona vjet harruar.

Shiu i zi që mbush rrugët e qytetit dhe tërë botës,
i zë sytë e s'gjen dallimin mes të mirës dhe të kotës.
Mallkon me zë te lartë e kërcënon me jetë e lotë.
Ne njërën dorë mba thes me ëndrra, në tjetrën armë e helme plot.

Si një Don Kishot përpiqet rrotë të kohës të ktheje prapa,
në mijëra epoka të udhëtojë, në të gjithë ferret dhe parajsat.
Kotësinë e ëndrrës kupton, veten dot më s'gënjen...
Në këtë planet, në këtë shekull, në këtë moment asgje s'ia vlen!

 

Jam dashuruar me nje xhelat

Kerkoj nje xhelat.
S'po tallem, eshte e vertete.
Te mos sjelle asgje, te vije veç vete.
Gijotinen e krijojme me pak imagjinate.

Me duhet nje xhelat...
Ne te tjera jete te me dergoje.
Pa iu dridhur zemra te me degjoje tek e mallkoj.
Ne vend te gijotines, nje shtrat.

Dua nje xhelat,
qe te me lejoje te behem xhelate e tij,
dhe ne deshiren e fundit te jem dhe une aty.
Nje zemerbute i pafat.

Kam nevoje per nje xhelat,
te me kujtoje se çdo gje mbaron,
dhe jeta i perket kujt e meriton.
Ne shtratin e vdekjes te me puthe gjate.

Jam dashuruar me nje xhelat.
Nje nga ata te humburit, harruar,
qe kane kohe pa u dashuruar,
e nga kujtimi ne kujtim enden si lugate...

 

 

R.I.P

Ç'vere e fresket ta marre dreqi!
Dhe Diellit rrezet i mbaruan.
Ne Toke si ca maja qelqi
i sjell, i merr, e me ne luan.

Ç'luan......Tallet!
Zeri i kumbon ne kupe te qiellit.
Ne rrime e numerojme hallet.
Per tu tallur jemi! S'i veme faj diellit.

Rete gri: fustane femrash,
mendje mbare kane tunduar,
seç tregojne per nje lufte zemrash
per tu ndare a bashkuar.

Shi s'bie...
Duket se do bjere debore!
Qielli ne heshtje rri e s'ndihet,
mjeshter i madh ka hequr dore.

Ne harruar pas vogelsirash
si zemerthyere rendim gjithmone.
Kapur pas botesh, diejsh, erresirash,
ca gjera bejme, te tjera çbejme.

Ç'vere e fresket! Vdiq dielli!
Ngushellimet e mia te ndjerit...
Pas po leme nje bote te akullt,
somnambul ecim rruges se Ferrit.

 

Bel Ami

Unë refuzoj të jem Klotilda jote, Bel Ami!
Sepse dashuria që unë di të pranoj nuk është ajo që lëndon..
Di të pres, oh deri në vdekje,
deri sa kockat të mos njohin rini,
por, ke dëgjuar për dashurinë e vërtetë?
Ajo kërkon dy njerëz, zotëri!
Di të lutem, oh deri në ëndrra,
deri sa botën ta harroj,
dhe në dhé shti veten që ti të marrësh frymë,
por dorën duhet të ma japësh që unë ta shtrëngoj,
dashurinë, s’di ta jetoj si një faj a një krim.
Di të hesht, oh deri në lotë,
deri sa të harroj dhe emrin tim,
dhe të brohoras e duartrokas diçka të kotë,
e të eci në rrugë që nuk kanë kthim.
Di të ndryshoj, oh edhe fatin,
e ëndrrat që në zemër mbaj që në fëmijëri,
por, ti s’ke dëgjuar për dashurinë e vërtetë,
ajo kërkon dy njerëz, zotëri!

 

Kaloresia e shekullit

Nje kalores i arratisur
mes shkretetires pa mbarim...
I lodhur fort, i rraskapitur,
s'kerkon as vdekje, as shpetim.

Dielli si prush i djeg,
me çdo gjymtyre nis i lidhet.
S'di çfare ndjen, e s'di çfare prek,
si ne ethe rri e dridhet.

Ec i vdekur dhe nuk lodhet,
rera nen kembe si ferr i djeg,
e pas tij sa vjen, zmadhohet...
tufe me te vdekur qe e ndjek.

Ec i vdekur e fantazmat
prane i gjenden dite e nate,
nje tufe me shtriga per keshilla,
nje perbindesh e nje lugat.

Kembet zvarre i terheq...
Forcen, shpirtin mban ne duar.
Vetja i ngjan si per dreq,
me nje te vdekur te harruar.

Ndonjehere qesh me vete,
ne fytyre i shnderrit frike e harrimit,
fantazme qe s'i perkiti asnje jete,
skllav i gabimit e pendimit.

Çdo hap i flet per nje deshtim...
Grimca dashurie ne ajer te thate,
digjen, treten, si nje gabim,
si nje faj a nje mekat...

Eshte e mbushur shkretetira
ne çdo qoshe e çdo kthese...
ashtu pa shpresa e pa deshira,
nje kalores i ri vdes...

Dalengadale pas pritjes qe vret,
te gjate aq sa perjetesia...
ne heshtje mes reres se nxehte,
shuhet e tere kaloresia.

Pershendetje jete!

Dua sot te bej dashuri
me endrrat e mia,
ne trup te tyre te pikturoj kontinentet
dhe ti vizitoj me rradhe,
ne faqe oqeanet e detet
dhe Parisin ne balle,
ne krahe e kembe Azia
ndersa ne bark vetem Egjipti,
ne shpine te shtrihet Australia,
te tjera ç'mbeti le t'ua mbaje shpirti.

Me pas ne mbremje
tinez patjeter,
do te gjej nje dashuri tjeter.
Do puth ashtu ne fshehtesi
nje shishe Vodka...a ndoshta dy,
dhe do pres, dehur, gjithe mall
mbi qytet dielli te dale,
ta kap, ta terheq nga dora,
ta zhvesh nga rete, t'ia heq te tera,
ta adhuroj ne qetesi
derisa bashke te na zere gjumi.
Perqafuar.
Kur te zgjohem shtrati bosh,
dielli ka perenduar...

Atehere une do marr jete
nga nje liber, lule, a ç'te jete,
nga nje buzeqeshje a femije,
nje shprehje filmash kush e di.

Me lot ne sy do te pohoj
...Sapo nisa te jetoj!

Pershendetje jete!

Dua sot te bej dashuri
me endrrat e mia,
ne trup te tyre te pikturoj kontinentet
dhe ti vizitoj me rradhe,
ne faqe oqeanet e detet
dhe Parisin ne balle,
ne krahe e kembe Azia
ndersa ne bark vetem Egjipti,
ne shpine te shtrihet Australia,
te tjera ç'mbeti le t'ua mbaje shpirti.

Me pas ne mbremje
tinez patjeter,
do te gjej nje dashuri tjeter.
Do puth ashtu ne fshehtesi
nje shishe Vodka...a ndoshta dy,
dhe do pres, dehur, gjithe mall
mbi qytet dielli te dale,
ta kap, ta terheq nga dora,
ta zhvesh nga rete, t'ia heq te tera,
ta adhuroj ne qetesi
derisa bashke te na zere gjumi.
Perqafuar.
Kur te zgjohem shtrati bosh,
dielli ka perenduar...

Atehere une do marr jete
nga nje liber, lule, a ç'te jete,
nga nje buzeqeshje a femije,
nje shprehje filmash kush e di.

Me lot ne sy do te pohoj
...Sapo nisa te jetoj!

 

 

Modifikuar më Premte, 08 February 2019 19:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...