Është Mahmood fituesi i edicionit të 69-të të Festivalit italian të Sanremos. 27 vjeç, me nënë italiane dhe baba egjiptian, Mahmood mbërriti në skenën e Ariston pasi fitoi bashkë me Einar, edicionin e fundit të Sanremos për të rinjtë, dhjetorin e kaluar. Reperi 27-vjeçar pra ka fituar fiton dy herë.
Këngëtari Ultimo është klasifikuar i dyti dhe vendin e tretë e kanë zënë djemtë e grupit “Il Volo”. Fituesi: “Faleminderit të gjithëve, nuk po arrij ta besoj”.
E shpërbleu televotimi pas klasifikimi të përkohshëm që e kishte vendosur në vendet e para së bashku me tre djemtë “Il Volo” dhe super të favorizuarit Ultimo. Në fund, kënga e tij “Soldi” mori çmimin e madh. Pas fitores Mahmud u shpreh: Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe rritur në Itali”.
Renditja përfundimtare