Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtarin Ilir Shaqiri me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.
Përmes llogarisë së tij në Facebook, presidenti Thaçi ka dhënë lajmin për dekorimin e këngëtarit.
“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike!”, ka shkruar Thaçi.
Ilir SHAQIRI u lind më 6 dhjetor 1960, në Burojë të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren. Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë. Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”.
Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë. Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar. Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë. Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura.
Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës” 2014. Ka botuar romanin “Tan Temali” , shtëpia botuese Toena, Tiranë 2014. Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2016. Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë” 2014. Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare” 2017. Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet” 2016 - 2017. Ka botuar poemën me 1200 vargje “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 2018.
Ka interpretuar në filmin artistik “Vite të rëndësishme” 1997. Ka interpretuar mijëra këngë shqipe, nëpër mijëra koncerte (shumica prej tyre humanitare), nëpër shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarët: në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Greqi, Turqi, Bosnje, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Çekosllovaki, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë, Danimarkë, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA, Kanada dhe Australi. Ka qenë drejtues dhe udhëheqës artistik i ansamblit “Drenica” 1983 – 1990. Në vitin 1998, ka mbajtur 109 koncerte nëpër Evropë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 1999, gjatë luftës çlirimtare është anëtar i Trupës Ushtarake – Artistike, themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe letërsisë, si: “Festivali i folklorit burimor” Drenicë 1983, 1987. “Festivali i Shoqërive Kulturore” Kaqanik 1984 dhe në Therandë 1985. “Fest-Arb” Shkup 1992. “Festivali i këngës në RTSH” 1992, 1993, 1994. Festivali “Special avard folkmoot USA” Karolinë e Veriut 1994. Festivali “Kënga shqiptare” Prishtinë 1995. “Festivali ballkanik i këngës” Bruksel 2000. “Polifest” Prishtinë 2000. “Nota-Fest” Shkup 2002. “Oda dibrane” Dibër 2002, 2004, 2005. Festivali “Kënga arbëreshe” Kalabri 2017. “Festivali i këngës lirike – epike” Mat 2016, 2018. “Festivali ndërkombëtar i poezisë” Kosovë 2018. “Ditët e Letërsisë Shqipe” SHBA 2016, 2018.
Është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me çmimet e jurisë dhe publikut si: “Fest-Arb” në Shkup 1992, “Kënga Shqiptare” në Prishtinë 1995, Festivali ndërkombëtar “Special avard folkmoot USA” në Karolinën e Veriut 1994, “Zambaku i Prizrenit” në Prizren 1996. “Këngëtari emblamatik i Ballkanit” në Bruksel 2000.
Është nderuar me “Mirënjohje” nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1999. “Mirënjohje” nga Shoqatat e dala nga lufta e Kosovës 2000. “Mirënjohje” nga TMK – Trupat e Mbrojtjes të Kosovës 2002. “Nderi i Odës Dibrane” Dibër 2004.”Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve” Pukë 2009. “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë 2011. “Mirënjohje” nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë 2014. “Medalje” nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë 2014. “Mirënjohje” nga shoqata letrare “Kuvendi” Michigan – SHBA 2016. “Mirënjohje” nga Kryepeshkopi kontinental i arbëreshëve 2017. “Kalorësi i Skënderbeut” nga arbëreshët në Kalabri 2017. “Mirënjohje” nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës 2016.“Qytetar nderi i Bashkisë Mat” 2018.
Veprimtaria e tij kreative është përmbledhur në monografinë “Heroizëm dhe Dashuri” , me autor prof. dr. Kudusi Lama, botuar nga LSHK, 2012. Është anëtar të “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”. Vokacioni i tij është muzika, proza dhe poezia moderne. Aktualisht është “Mbikëqyrës artistik për programe të veçanta” në Radiotelevizionin e Kosovës.
Ka lindur më 6. 12. 1960 në Burojë, të Drenicës, Kosovë. Mësimet fillore i ka bërë në Turiçec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren e Prishtinë.[3] Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë).
Për herë të parë para publikut doli në vitin 1978 në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodët Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Me Shoqërinë Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, në vitin 1984, vlerësohet si interpretues i shkëlqyeshëm.[3]
Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari në vitin 1985 kanë formuar Ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. Në festivalin "Theranda 85" vlerësohet për interpretim. Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin "Festarb 1992" në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut.
Morri pjesë në Festivalin e 33-të të Këngës në RTSH (1994) me këngën e Naim Gjoshit, Jam Evropë. Në të njëjtin vit morri pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA 1994" në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D. – Vite të rëndësishme", me regjisorin Isa Qosja. [3]
Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb,. [3]