8-11 mars, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Gruas, për herë të parë në Shqipëri

E Enjte, 07 Mars 2019 15:23

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Gruas nis edicionin e parë me 8 mars në Tiranë. Organizuar për herë të parë në vendin tonë, në festival do të shfaqen gjashtë filma, që sipas organizatorëve vijnë si një ftesë për të reflektuar mbi barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Festivali zhvillohet nga organizata UN Women në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. “Women International Film Festival” nis nesër në kinema Millennium, ku hyrja është e lirë për publikun. Organizuar për herë të parë në Shqipëri drejtori i QKK, Ilir Butka theksoi rëndësinë e këtij festivali, duke u shprehur se që një mesazh sensibilizues të perceptohet, duhet të gjesh momentin e duhur kur ta bësh pjesë të vëmendjes publike. “Tema e trajtimit të gruas, u bë kohët e fundit pjesë e debatit publik shumë të animuar në media. Festivali vjen këtë 8 Mars si kontribut në këtë debat por me një gjuhë të re, me gjuhën e filmit dhe e freskon, e pasuron dhe e thellon këtë debat. Kinematografia ka aftësinë e gjenerimit të një impakti të fortë emocional, ndaj ne duhet ta shfrytëzojmë në dhënien e mesazheve nëpërmjet këtij instrumenti të fuqishëm, i cili ka privilegjin të shtresëzohet më pas si pjesë e koshiencës dhe kulturës kolektive të shoqërisë”, tha Butka. Më tej ai shtoi se përmes festivalit shpresohet të sensibilizohet publiku, por edhe artistët për filmat. “Krijuesit, skenaristët, regjisorët tanë në inkurajimin e trajtimit të tematikave të tilla të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e interesit të audiencës ndaj prodhimeve audiovizuale në përgjithësi dhe filmave tanë në veçanti”, vijoi Butka. Përfaqësues i UN Women, Giuseppe Belsito u shpreh se festivali ka një temë universale. “Nuk është vetëm festivali i gruas në Shqipëri, por kjo është një temë universale, që ndodh në çdo vend të botës. Vëmendja ndaj dhunës ndaj grave edhe vajzave duhet që të jetë një prioritet në Shqipëri, sepse një ndër dy gra ka përjetuar të paktën një formë dhune gjatë jetës së saj. Vetëm vjet 5000 raste janë raportuar në polici. Në rajonin e Ballkanit Shqipëria është vendi me prevalencën më të lartë të dhunës me bazë gjinore, sidomos në zonat rurale” pohoi Giuseppe Belsito.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...