Pranvera e Frankofonisë, aktivitete të shumta gjatë muajit mars

E Enjte, 07 Mars 2019 15:24

Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri ka nisur këtë të hënë, për të vijuar deri në fund të marsit me aktivitete të ndryshme muzikore, teatrale, kinematografike, kërcim, letërsi apo ekspozita. Lidhur me situatën politike që ka marrë gjithë vëmendjen kohët e fundit, ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri thotë se, edhe frankofonia ka një aspekt të saj politik që ka të bëjë me universialitetin e saj me prani në 5 kontinente. Reformat e ndërmarra, ambasadorja Vasak i komenton të guximshme, ndërsa u bën apel palëve të ulen në tryezën e dialogut.

 “Fakti që një demokraci si kjo në Shqipëri, mbështetet në dialogun politik, nënkupton një dialog midis qeverisë dhe opozitës, dhe se parlamenti është vendi natyral për këtë dialog, i pari dhe para se gjithash. Reformat e guximshme që janë ndërmarrë, duhet patjetër të vazhdojnë sepse kanë të bëjnë me një realitet konkret, që lidhet me besimin që populli shqiptar duhet të ketë në institucione”, shprehet Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri, Sh.S.znj. Christina Vasak.

Përmes programit të këtij viti të Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri do të shfaqen 9 filma të ndarë në 2 cikle: “klasikë të kinemasë franceze” dhe “kinema e vendeve frankofone”. Teatri përfaqësohet me premierën “Antigona” që vjen më 9 mars në Teatrin Kombëtar Eksperimental, për të vijuar me 4 mbrëmje muzikë klasike, xhaz dhe elektronike, ku në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit do të organizohet një koncert klasik me kompozitorë frankofonë. Letërsia gjithashtu do të jetë në program me dy takime të shkrimtarëve francezë dhe frankofonë. Në kuadër të Pranverës Frankofone do të zhvillohen edhe konferenca mbi barazinë gjimore, forumi i grave, një forum ekonomik, tryeza të rrumbullakëta universitare, si edhe një darkë gastronomike sipas stilit francez.

“Siç e kuptuat, frankofonia shkon përtej gjuhës, është një univers vlerash që nxit kuriozitetin e njerëzve prandaj kemi qenë të kujdesshëm që të gjitha këto vlera t’i përfshijmë në programin e pranverës frankofone. Frankofon apo jo, ne ju ftojmë të gjithëve të ndani bashkë me ne këto momente kulturore, momente lumturie por edhe refleksioni”, thotë ambasadorja Vasak.

***

Frankofoni, do të thotë gra dhe burra që kanë një gjuhë të përbashkët, frëngjishten! Sot, numri i tyre ka arritur në 300 milionë folës të shpërndarë në të 5-ë kontinentet. Kjo hapësirë gjuhësore e përbashkët favorizon shkëmbimet dhe pasurimin reciprok, si edhe merr pjesë në promovimin e diversitetit dhe të vlerave të përbashkëta. Programi 2019 i Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri ilustron këtë pasuri duke sjellë aktivitete të ndryshme gjatë gjithë muajit mars në të gjithë vendin.

Këtë vit vendi i nderit i është lënë kinemasë me shfaqjen e 9 filmave të ndarë në 2 cikle: klasikë të kinemasë franceze dhe kinema e vendeve frankofone (Franca, Sllovenia, Kanadaja, Zvicra, Egjipti, Rumania), por edhe teatrit, me premierën “Antigona” nga Jean Anouilh. As muzika nuk mbetet pas me organizimin e 4 mbrëmjeve (muzikë klasike, xhaz dhe elektronike). Letërsia gjithashtu do të jetë në program me dy takime të shkrimtarëve francezë dhe frankofonë.

Frankofoni, do të thotë gjithashtu vlera, debat idesh, kërkim shkencor dhe shkëmbime kulturore. Në këtë kuadër do të zhvillohen: konferenca mbi barazinë burrë-grua, forumi i grave, një forum ekonomik, tryeza të rrumbullakëta universitare, si edhe një darkë gastronomike sipas stilit francez! Por frankofonia në Shqipëri përfaqësohet gjithashtu edhe nga mësuesit dhe nxënësit e gjuhës frënge, aktorë të shumëgjuhësisë dhe të hapjes drejt Evropës dhe botës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...