Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovision, Jonida Maliqi është në përgatitje për performancën e saj në këtë festival, shkruan KultPlus.
Deri më tani është bërë e ditur që Maliqi do të ngjitet në skenën e Eurovision në natën e dytë të festivalit, mirëpo tashmë është bërë e ditur se në gjysmëfinalen e dytë të edicionit më të madh të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion, Shqipëria do të performoj e 14-ta me radhë. Këngëtarja, Jonida Maliqi do të ngjisë në skenë për herë të parë këngën e saj “Ktheju tokës”.
Shqipëria këtë vit përflitet se ka shanse të mëdha të kalojë për në finale, ku edhe do të mund të sigurojë një pozicion të fortë.
Eurovisioni do të nis më datë 14 maj dhe finalja e madhe do të mbahet më 18 maj në Izrael.
Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe, andaj teksti i shkruar nga Eriona Rushiti nuk do të përkthehet e të përshtatet siç ka ndodhë me shumicën e këngëve shqiptare që janë prezantuar në Eurovision. / KultPlus.com