Rita Ora për The Telegraph: Kjo është arsyeja pse kam vendosur të bëj bamirësi në Kosovë

E mërkurë, 03 Prill 2019 13:55

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka rrëfyer arsyen se përse ka vendosur që të bëjë bamirësi në Kosovë, falë iniciativës së ndërmarrë bashkë me markën “Escada” për t’i ofruar konkretisht 15 euro organizatës “Femrat për femrat ndërkombëtare” nga çdo shitje e çante të prodhuar.

Në një intervistë për “The Telegraph”, Rita ka treguar kalvarin e vuajtjeve të përjetuara familjarisht përgjatë luftës së Kosovës. Ajo ka bërë me dije se ishte vetëm 1 vjeç kur është larguar nga vendi i lindjes. E megjithatë, e cilëson faktin e të qenurit kosovare gjithçka që ajo përfaqëson si femër. Dhe mundësinë për të bërë diçka për vendin e saj, Rita e konsideron si katalizator lumturie.

Rrëfimi i plotë i Rita Ora-s për “The Telegraph”:

Unë ngre zërin tim, jo që të ulëras, por në mënyrë që ata që nuk kanë një zë, të dëgjohen. Këto fjalë nga e guximshmja Malala Yousafzai do të thonë shumë për mua. Besoj se të gjithë ne kemi përgjegjësinë për të përdorur mundësitë dhe pikat e forta që kemi. Duhet të ngremë të tjerët lart, në mënyrë që askush të mos lihet pas.

Unë jam një kosovare krenare dhe një ambasadore nderi për vendin tim. Unë linda atje në vitin 1990, por kur isha vetëm 1 vjeç prindërit ndërmorën vendimin e vështirë për të braktisur atdheun tonë si pasojë e luftës që filloi kur ish-Jugosllavia u pushtua. Më vonë, gjatë asaj dekade, një luftë brutale filloi ku mbetën të vrarë 13,500 njerëz dhe 1.2 milion persona u detyruan të largoheshin. Jam shumë mirënjohëse që jam në pozitën që jam tani dhe që kam pasur mundësinë që të rritem në një ambient të sigurt, e rrethuar nga familja ime. Është një luks që shumë persona në botë nuk e kanë dhe gjithnjë prindërit e mi më kanë mësuar që kurrë të mos harroj rrënjët e mia, ato më kanë bërë atë që jam sot. Kosova gjithnjë do të jetë një pjesë e imja!

Pas asaj periudhe të tmerrshme në histori, ishte koha që të rindërtoheshin jetë dhe komunitete. Femrat ishin gjithashtu pjesë e asaj që ndodhi, duke i bërë ballë gjithçkaje, por kush ishte atje për to? Së fundmi kam dëgjuar për kontributin e mahnitshëm të dhënë nga organizata e bamirësisë “Femrat për Femrat Ndërkombëtare” që u formua në Kosovë në vitin 1999, menjëherë sapo mbaroi lufta. Ato kanë mbështetur më shumë se 33,000 femra anembanë vendit për të marrë pjesë në programin e tyre të trajnimit njëvjeçar, duke u mësuar zanate të ndryshme në mënyrë që të mbajnë familjet e tyre.

Diçka që më ka tërhequr vëmendjen që në fillim tek këto femra është se pavarësisht situatave të tmerrshme që kanë kaluar, fuqia e tyre është për t’u admiruar. Mamaja ime është shembulli më i pabesueshëm se çfarë mund të arrijë një grua kosovare përballë fatkeqësive. Ajo është dhe gjithmonë do të mbetet frymëzimi më i madh për mua. Erdhi në këtë vend me babin tim; ata e gjetën veten në një territor të panjohur dhe nuk kishin asgjë. Mamaja ime ka punuar kaq shumë për familjen e saj; ajo mësoi një gjuhë të re dhe studioi duke më rritur mua ndërkohë edhe motrën time më të madhe dhe vëllain e vogël. Ajo na mësoi të luftojmë për atë që duam, të punojmë shumë dhe të vazhdojmë, pavarësisht nga rrethanat. Rikthimi në Kosovë është si të shkoj në shtëpinë time. Të qenurit kosovare është ajo që unë jam si femër, është ajo që unë përfaqësoj; është gjithçka që kam mësuar nga prindërit e mi, deri tek moralet që kam.

Të jem në gjendje që të bëj diçka për vendin tim, dhe më e rëndësishmja për femrat kosovare, më bën ekstremisht të lumtur. Unë jam e frymëzuar, unë jam e motivuar dhe unë po ngre zërin tim!” ESCADA dhe Rita Ora kanë vendosur të dhurojnë 15€ nga shitja e çdo çante për organizatën e bamirësisë “Femrat për Femrat Ndërkombëtare. / KultPlus.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...