Shkodër, prezantohet projekti i Muzeut të Kulturës Françeskane

Premte, 12 Prill 2019 13:22

Në provincën françeskane, në Shkodër është prezantuar projekti i Muzeut të Kulturës Françeskane Shkodër, bashkë me këtë projekt është themeluar dhe muzeu “Lin Delija”. Veprat e piktorit të njohur i janë dhuruar këtij muzeu, që do të shërbejë për të kujtuar e promovuar veprën e jetën e tij. Historia e pranisë dhe veprimtarisë françeskane në Shqipëri ka një shtrirje 800 vjeçare dhe përbën një nga formantet e rëndësishme sa të besimit katolik ndër shqiptarë aq edhe të historisë politike e shoqërore të vendit. Në materialin për këtë muze thuhet se falë rolit unik në bashkëthemelimin e kulturës kombëtare, kontributi i tyre konsiderohet gjithnjë e më tepër si një dukuri kulturore më vete, me autorë e vepra që qëndrojnë në themelet e letërsisë kombëtare, të dijes albanologjike, të publicistikës, mendimit shqiptar, memuaristikës, muzikës orkestrale, pikturës sakrale etj. “Roli i tyre është i shumanshëm: në shkrimet themeluese të botës shpirtërore, letrare e kulturore në shqip, në ruajtjen e gjuhës e të kujtesës, në ngjizjen, mbijetesën dhe ripërtëritjen identitare, në rilindjen politike e kulturore, në sfidën e arsimit kombëtar, në farkëtimin e demokracisë funksionale shqiptare, në themelimin e shtetit modern, në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor e deri te qëndresa martire ballë regjimit komunist, te forca dëshmuese dhe gjesti frymëzues i ripërtëritjes sonë të tashme”, shpjegon materiali mbi misionin e Muzeut të Kulturës Françeskane.

Hapësirat e këtij muzeu do të jenë vendtakimi i brezave të sotëm e të ardhshëm me poetë, dramaturgë e përkthyes si Leonardo de Martino, Gjergj Fishta, Vinçenc Prennushi; me prozatorë brilantë si Fishta e Anton Harapi; me etnografë e antropologë të kulturës si Shtjefën Gjeçovi, Bernardin Palaj, Donat Kurti; me historianë si Marin Sirdani; gjuhëtarë e stilistë si Benedikt Dema e Justin Rrota, filozofë si Gjon Shllaku, muzikantë mjeshtërorë si Martin Gjoka dhe me personalitetin e rrallë të françeskanit të paharrueshëm At Zef Pllumit, vepra memuaristike e të cilit vijon t’i kërkojë shoqërisë shqiptare përballjen etike me të shkuarën e saj komuniste. “Muzeu do jetë ndër të tjera dëshmia reale e humbjen së rëndë që pësoi kultura e dija kombëtare prej asgjësimit të veprave dhe të autorëve të tyre. Por mbi të gjitha, do të jetë pohimi krenar i një plejade të ndritshme në qiellin e kulturës kombëtare”, thuhet për këtë projekt prezantuar nga provinca françeskane “Zoja Nunciatë” e Shqipërisë dhe e Malit të Zi së bashku me shoqatën “Art Union Albania”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...