Ekspozita ndërkombëtare “Onufri” ka zhvilluar 23 edicione në Galerinë Kombëtare të Arteve u mbyll nga institucionet në Shqipëri. Këtë vit do të vazhdojë në Kosovë, në muajin nëntor në galerinë Kombëtare të Kosovës me “Onufri Re-Made”.
Ardian Iusfi, dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura shprehet se në këtë projekt është bashkë me kuratorin Elton Koritari, ku nga Galeria Kombëtare e Kosovës kanë marrë miratimin për zhvillimin e “Onufrit Re -Made”.
“Është fatkeqësi e madhe që “Onufri” është zhdukur nga harta kulturore shqiptare. Mendoj që reagimi i artistëve nuk duhet të jetë vetëm me fjalë, por duhet realisht të marrin përsipër fatet në rastin konkret të ekspozitës “Onufri” për të mos lënë që këto gjëra të zhduken në këtë formë. Bashkëkurator me Elton Koritarin, i cili sapo ka organizuar dhe pavijonin shqiptar në bienalen e Venecias së Arkitekturës, menduam që të bëjmë një akt konkret duke aplikuar për të bërë “Onufri Re-Made” në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës në muajin nëntor,”- është shprehur dekani Isufi.
“Onufri” duhej që në dhjetor të 2018 të zhvillonte edicionin e 24 në GKA, gjë e cila solli shumë reagime të artistëve ndaj galerisë dhe ministrisë. Edicioni i 23 i ekspozita ndërkombëtare të artit “Onufri” u zhvillua nga data 20 dhjetor 2017 deri më 30 janar 2018 në GKA.