Regjisori Budina: Teatri do mbrohet deri në fund, mund të ketë edhe viktima!

Hënë, 06 May 2019 14:02

Një nga protestat që ndoshta ka shënuar edhe rekord botëror për kohëzgjatje e saj, ajo për mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë është rindezur fuqishëm këto ditë pas aktit banditesk të bashkisë Tiranë, duke hequr shkronjat e emrit në mesnatë. Sot regjisori, Robert Budina, duke folur për Fax neës ka deklaruar se në mënyrë vullnetare nga aktorë, aktivistë dhe njerëz të thjeshtë është mbledhur shuma që duhet për rivendosjen e shkronjave dhe se ato akoma po punohen.

“Brenda një dite u mblodh shuma që duhet për germat e Tetarit. Ato po punohen, 56 mijë lek të reja është shumë që u desh dhe ne i mblodhëm ato”, ka thënë Budina.

Regjisori i njohur gjithashtu thotë se Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit dhe idetë që po artikulohen nga aktorë, aktivistë e pedagogë e protestues të tjerë, po bën hapa konkretë për demokracinë. Shumë nga ligjet që artikulohen në Parlament apo idetë që bëjnë axhendën e medias e kanë pikënisjen nga diskutimet në Teatër.

“Përtej teatrit kanë dalë ide të jashtëzakonshme, psh ligji antimafia ka marrë jetë nga këtu. Nisma e ‘Nismës Thurje’ për ndryshimin e sistemin zgjedhor që po lobohet fort nga opozita ka marrë fillesën te ne. Ne po bëjmë hapa konkretë për demokracinë”, tha regjisori.

Budina informon gjithashtu se kjo protestë e ka tejkaluar politikën dhe se shumë socialist kanë shkuar të mbështesin këtë kauzë dhe kërkojnë që kryeministri të largohet nga posti i tij.

“Kanë ardhur socialistë që mbështesin kauzën tonë. Duhet të na lironi dhe ne nga zgjedha e një kryeministri që na ka marrë peng. Ta fitojmë kauzën, të krijojmë kushte normale dhe pastaj gjithsecili mund të hedhë ide dhe platforma të ndryshme”, shpjegon Budina.

Regjisori tha më tej se ata do bëjnë ç’ është e mundur për ta mbrojtur teatrin, dhe nëse është e domosdoshme do të ketë dhe përplasje fizike sepse nuk mund të vazhdohet më me këtë shkelje të rëndë të demokracisë.

“Ne do përplasemi fizikisht, mund të ketë dhe viktima. Nuk duhet të abuzojnë me demokracinë në këtë mënyrë. Na trajtojnë si një komb idiot. Kemi shembullin e Bashkisë që po shkel Ligjet e vendit. Si mund ai nga Bashkia të vijë të heqë gërmat. Ai është një hajdut se ky institucion është në varësinë e Ministrisë së Kulturës”, vijoi ai.

Regjisori tregoi edhe se është bërë kallëzim penal në Prokurori dhe akuzon policinë se ka i ka parë hajdutët të vidhnin gërmat dhe s’ka bërë asgjë.

“Jemi 15 veta që kemi bërë një kallëzim penal. Nga informacionet që kemi ne Policia ka mbërritur gjatë kohës që po hiqeshin gërmat dhe nuk është bërë asgjë. Është bërë bashkëpunëtor me hajdutët. Bashkia u fut në shtëpinë e artistëve dhe e dhunoi, ne duam të dimë arsyen e kësaj gjëje. Kryeministri vjedh sipas qejfit ndërkohë që 5 mijë shqiptarë ikin nga vendi”, u shpreh Budina.

Budina bëri deklaratën e fortë se pasi të vihen gërmat nëse kjo gjë ndodh përsëri ta do të shkojnë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe do ta nxjerrin atë me zor me akuzën se është ilegjitim dhe hajdut.

“Për mua është çështje simbolike, që të harrohet emri i teatrit kombëtar. Kjo nuk është çështje fizike, kësisoj ka bërë një autogol duke forcuar më shumë fuqinë e teatrit. Nëse hiqen do ti rivëmë sërish. Ne artistët, dhe njerëzit e tjerë që na mbështesin do ta intensifikojmë luftën. Do ti futemi brenda në zyrë dhe do ta nxjerrim se është hajdut, është ilegjitim. S’ka punë me teatri kombëtar, s’ka lidhje me artin dhe kulturën”, përfundoi Budina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...