Shfaqja “Prehëri i gjyshes” nga Vesa Qena me regji të Melihate Qenës do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave në Tiranë, shkruan KultPlus.
Kjo shfaqje në këtë festival do të prezantohet nën ombrellën e teatrit “Dodona”, ku në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Avni Hoti, Roza Berisha Fejzullahu, Avdi Azemi e Valdet Rama.
Kjo shfaqje do të prezantohet më 7 maj, prej orës 18:00 në Teatrin e Kukullave në Tiranë.