Orkestra e RTSH, koncert me vepra nga Barber, Çajkovski dhe Bach

Hënë, 03 June 2019 12:15

Orkestra Simfonike e RTSH zhvilloi në Universitetin e Arteve një koncert simfonik me dirigjentin Gridi Kraja dhe solistin nga Sllovakia Dalibor Karvay në violinë. Në program u luajtën vepra nga Barber “Adagio” për orkestër harqesh, Çajkovski koncert për violinë në Re maxhor, Op. 35 si dhe Bach me "Passacaglia dhe Fuga" në do minor, BWV 582. Koncerti u zhvillua në vijim të sezonit artistik, i cili ka sjellë në skenën e arteve dhe të tjera vepra të autorëve të njohur botërorë, por dhe shqiptar. Gjatë këtij sezoni Orkestra Simfonik e RTSH ka zhvilluar koncerte dhe nën drejtimin e të tjerë dirigjentëve, ndërsa nuk kanë munguar gjithashtu edhe solistë shqiptarë e të huaj. Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 si formacioni orkestral më i madh i kohës. Orkestrantët ishin kryesisht muzikantë të rinj, që studiuan në vend, si dhe nga profesionistë të specializuar në Pragë, Moskë, Laipcig etj. Fillimisht u quajt “Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë”. Krijimi i saj shënoi një etapë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri. Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjes dhe u luajtën vepra të Haydn, Mendelssohn dhe Mozart. U ekzekutuan dhe u regjistruan veprat e kompozitorëve shqiptarë Zadeja, Harapi, Daija, Grimci, Çangu, Lara, etj, për të vijuar me brezat më të rinj si Gaqi, Dizdari, Kushta, Lara, Peçi etj. Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar konsiderohet sot si një portret aktual i një vlere kombëtare e mbarëkombëtare për vlerat e saj të bazuar në vullnetin e mirë të dhjetëra e dhjetëra orkestrantëve. Qëllimi i krijimit të këtij formacioni brenda institucionit të RTSH ishte që të siguronte dhe mbulonte me orë transmetimi muzikore mundësimin e realizimit të shumë aktiviteteve artistike që ideonte dhe realizonte ky institucion. Krijimi i këtij formacioni të madh muzikor solli një ndikim të jashtëzakonshëm të ndjeshëm dhe të menjëhershëm në zhvillimin muzikor në të gjithë vendin duke sjellë hapa ne zhvillimin e përgjithshëm kulturor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...