“Kumarxhiu” i Carlo Goldon, premierë në skenën e teatrit “Migjeni”

Hënë, 03 June 2019 12:17

Shfaqja “Kumarxhiu” është premiera e re në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Shkruar nga Carlo Goldon, përshtatja dhe regjia për në skenë janë nga Michele Modesto Casarin. Për shfaqjen që mbrëmjen e 3 qershorit shënon premierën në skenë, dhe vijon edhe në datat 4, 5, dhe 6, maskat janë punuar nga mjeshtri Stefano Peroçco di Meduna. Drejtoresha e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka shprehet se për herë të parë bëhet në Shqipëri një shfaqje commedia dell’arte dhe kjo ndodh në teatrin “Migjeni”. “Shfaqja është premiera e fundit për të rritur këtë sezon artistik. Por ne do të shëtisim dhe në skena të tjera mendoj dhe në Tiranë e Korçë. Vjen si commedia dell’arte dhe se ka bërë askush, dhe duke mos e bërë ne marrim flamurin për herë të parë”, shprehet drejtoresha Rita Gjeka. Vepra është shqipëruar nga Zija Vukaj, kostumet dhe skenografia nga Adnan Kastrati. Shfaqja premierë vjen me interpretimin e Simon Shkrelit (Pantalone, Meniko), Linda Jarani (Rozaura), Indri Qyteza-Shiroka (Florindo), Fritz Selmani (Beatriçe), Vladimir Doda (Lelio), Jozef Shiroka (Tiburcio), Merita Smaja (Gandolfa), Zyliha Miloti "Mjeshtre e Madhe" (Kolumbina), Pjerin Vlashi (Brigela). Muzika është live, ku skena e teatrit “Migjeni” shndërrohet herë në kabare e herë në kazino, nën interpretimin e Rezarta Smajës dhe të muzikantëve. Ndërsa kjo është premiera e fundit, drejtoresha Rita Gjeka thotë se kjo shfaqje ka rëndësi dhe për mesazhet që përcjell. “Komedia vjen në një fazë për të cilën ne kemi nevojë për një mesazh të tillë, është fjala për kumarin, ku diskreditohet kumarxhiu, që është plagë e shoqërisë sonë”, pohon Gjeka. Këtë herë në skenë aktorja Merita Smaja vjen si Gandofla, por ajo shprehet se është një eksperiencë e re në teatër me këtë shfaqje. “Michele Modesto Casarin është regjisori i shfaqjes. Regjisor, aktor dhe docent i commedia dell’arte. Për ne është hera e parë që punojmë në këtë lloj komedie, dhe është hera e parë në Shqipëri, një eksperiencë e bukur dhe e veçantë. Është shumë këmbëngulës dhe kërkues. Por kjo vetëm mirë na bën, sepse ne jemi mësuar të punojmë në një mënyrë tjetër, unë e falenderoj për gjithçka më ka mësuar e për mundësinë, që më dha të punoja me të në një projekt të tillë”, tregon aktorja Smaja. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...