Artistja komponteorane, Elina Duni ka përshëndetur qytetarët që dolën dhe mbrojtën dje, Teatrin Kombëtar.
Duni në një shënim në facebook thotë se ndihet e prekur nga solidariteti i qytetarëve.
‘Ka një vit, që unë e tërhequr ndjek zhvillimet dhe zhvatjen që po i behet trashëgimisë kulturore dhe natyrore shqiptare. Nuk jam shprehur ndonjëherë për Teatrin por dua të them sot që i lumtë qytetarëve që e mbrojtën dje dhe që e kanë mbrojtur dhe që po vazhdojnë! Jam e prekur! #meteatrin.