Aktori i njohur Guljelm Radoja, një prej personazheve që ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar që në fillimet e lëvizjes, ishte mbrëmjen e sotme i pranishëm në protestën e rradhës.
Sipas tij, kauza e Teatrit të mos politizohet, ai u bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, pavarësisht natyrës së brishtë ta artistëve, ndonjëherë edhe të manipulueshme.
Radoja përmendi edhe aktorin tjetër të madh Robert Ndrenika, i cili nga Kundër u kthye Pro shembjes së godinës së Teatrit.
“Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjitoz qesh dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, u shpreh ndër të tjera Guliem Radoja.