Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore ka denoncuar një tjetërsim të kupolës së xhamisë në Gjirokastër të propaganduar nga Edi Rama në Facebook.
Rama shkruante sot se po e nxjerrin në dritë xhaminë, por që në fakt vetëm po i shkatërrojnë të gjitha vlerat që ai monument ka pasur.
Po i shkatërrojnë vlerat, duke hequr pllakat e vjetra dhe duke e restauruar sikur janë duke shtruar dyshemetë e ndonjë lokali
‘Ky eshte nje turp – ta mbaje kush e ka bere!
Mire kryeministri se nuk ja ka idene ketyre gjerave, por Instituti i Monumenteve pse ka degraduar deri ne kete pike sa te tjetersoje teknikat shekullore mesdhetare te mbulimit?
Kjo eshte e tmerrshme!
Po tjetersohen objektet me perfaqesuese te vendit dhe eshte hedhur ne plehra Karta e Restaurimit.
Forumi prej vitesh ngulmon qe duhen nderprere restaurimet, dhe te behen vetem punime konsolidimi te monumenteve ne rrezik, pasi ne ate Institut te mjeruar nuk ka me kapacitete profesionale’, shkruhet në reagimin e Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore.