Ilenia Colloca, studentja nga Frascineto shkëlqeu gjatë Edicionit XV të “Miss Arbëreshja”, konkursit të bukurisë të organizuar nga shoqata Ahi Nama, e kryesuar nga Savio Montone, nën patronazhin e Komunës së Spezzano Albanese.
15 bukuroshe ishin në konkurrencë, dhe Ilenia i mposhti ato duke shënuar rikthimin e momentit të madh. Ajo përveç bukurisë, solli në pah identitetin e arbëresheve italianë.
“Është kaq e bukur që isha në gjendje të dal fitimtare, duke ruajtur traditat” tha misi, derisa krye bashkiaku Angelo Catapano u nda i kënaqur me iniciativën dhe organizimin në përgjithësi të kësaj ngjarjeje.
Vajzat tjera të konkursit, dolën para publikut duke paraqitur veç sharmit dhe bukurisë femërore edhe kostumet karakteristike për komunitetin arbëresh.
Organizatori Savio Montone, u shpreh po ashtu i kënaqur me mbarëvajtjen dhe siç tha ai “suksesin e kësaj ngjarjeje të bukur”. Ai tha se kishte emocione të shkëlqyera. Në fund u ndanë çmimet edhe për pjesëmarrëset tjera të kësaj gare që ka për qëllim t’i vë në pah vlerat e komunitetit arbëresh.