Bienalja e akuarelit në Muzeun Historik Kombëtar, prezanton veprat e 400 artistëve

Tuesday, 24 September 2019 10:02

Në edicionin e tretë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit “Self-Portrait” në Muzeun Historik Kombëtar janë prezantuar me punët e tyre 400 artistë. Me kurator piktorin e njohur Helidon Halitin, kjo ekspozitë është një event unik që prezanton veprat origjinale të rreth 400 artistëve, që vijnë nga më shumë se 60 vende të botës. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë morën pjesë zv. kryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj.Anisa Ruseti, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, z. Abaz Hado, kritik arti, piktori Skënder Kamberi, si dhe kuratori i ekspozitës piktori Helidon Haliti. Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se është një privilegj që ishte në muze për të dytën herë Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit, ku reflektohet qartësisht kualiteti, si dhe vlerat artistike të artistëve nga e gjithë bota. Kjo ekspozitë është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë në Tiranë artistë nga më të mirët dhe për të promovuar pikturën me bojëra uji, si dhe për të kthyer dhe njëherë vëmendjen tek zhanri i artit pamor në Shqipëri. Përgjatë aktivitetit u dhanë dhe disa çmime, medalje dhe certifikata për artistët shqiptarë dhe të huaj. Ky aktivitetet u bë i mundur falë bashkëpunimit me Shoqatën Kulturore VIZart dhe IWS Albania, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar. Sipas organizatorëve, Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit, që mbahet në Shqipëri ka synimin edhe që në të ardhmen të krijojë disa piaca të akaurelit, inekzistente në vendin tonë, por në Evropë e botë kanë mbi 100 vjet që gjallërojnë. Më herët kuratori Helidon Haliti ka pohuar se synimi është, që në vendin tonë të kthehet vëmendja tek kjo teknikë e harruar. “Ne kemi aktivitete të artit figurativ, por përmes kësaj Bienaleje kthejmë vëmendjen nga teknika që në Shqipëri prej vitesh është e harruar”, shprehet mes të tjerave kuratori Helidon Haliti. Bienalja do të qëndrojë për publikun deri më datë 30 shtator, në Muzeun Historik Kombëtar. Bienalja zhvillohet një herë në dy vjet, në 2017 ishte edicioni i dytë në Tiranë. Bienalja e dytë e Ndërkombëtare e Akuarelit nis në Tiranë më 12 mars. Një prej aktiviteteve, i cili solli artistë nga vende të ndryshme të botës, e ku për publikun nuk munguan punime të ndryshme në pikturë. Për një muaj përgjatë këtij aktiviteti emra të mëdhenj të artit në botë demonstrojnë për publikun.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...