Muzikë dhome në Elbasan, 10 trupa do të ngjiten në Teatrin “Skampa”

Diel, 20 October 2019 10:40

Për të katërtin viti radhazi në skenën e teatrit ‘Skampa’ do të performojnë 10 trupa të orkestrave të harqeve dhe muzikës së dhomës.

Pjesëmarrës do të ketë edhe nga Kosova ndërsa Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, ndalet te repertori i pasur i festivalit dhe risitë e këtij edicioni.

Për profesorin Zeqir Sulkuqi, muzika e dhomës është e përzgjedhur dhe nuk perceptohet njëlloj nga të gjithë.

Orkestra, pritëse e Elbasanit do të performojë ditën e dielë, duke pasur peshën e fituesit të një viti më parë me veprën e Andersonit dhe tre të tjera kompozitori shqiptar Isak Shehu. 

Login to post comments