Këto janë disa nga pajisjet të cilat kanë regjistruar përgjatë 50 vitesh zërat, muzikën dhe traditat e vjetra të folklorit shqiptar, që nga polifonia e deri tek lahuta e malësisë. Në ditën botërore të trashëgimisë audiovizuale, Instituti i antropologjisë çeli një ekspozitë me këto instrumente të cilat janë ende funksionale, duke ia dedikuar profesor Mexhit Daiut.
Për ata që i përdorën këto instrumenta nostalgjia është e papërshkrueshme.
Merita e këtyre mjeteve nuk është thjesht e punës regjistruese dhe arkivuese, por shumë nga këngët dhe baladat e kënduara në zona të ndryshme të Shqipërisë të cilat nuk këndohen sot, gjenden në arkivën e Institutit të Antropologjisë falë këtyre pajisjeve.