Vepra e madhe letrare, e bën të madh edhe teatrin e vogël

E Enjte, 24 October 2019 09:18

Lajm teatror nga Gjeneva

(“Le malade imaginaire”, komedi e Moliér-it të njohur botërisht, të bën të reflektosh (e të besosh) se, një vepër madhore letrare, edhe një teatër të vocërr, sikurse është “Théâte le Crève–Coeur”, i Gjenevës, e bën të madh sa s’ka më!).

Nga Bajram Sefaj


“Thèâtre le Crève-Coeur” është i vocërr. Ka sallë të vocërr. Më gjashtëdhjetë ulëse (karrige, seli!) gjithsej. Por, në anën tjetër, ka moshë të madhe pjekurie. Është gjashtëdhjetë vjeçar. Sipas drejtoreshës (pronare e kësaj Shtëpie të Talisë!), zonjës Aline Gampert, bëhen përgatitjet e fundit për shënimin, sa më të denjë të këtij përvjetori të çmuar jubilar. (Por, për këtë një herë tjetër, kur, në një intervistë enkas për lexuesit tanë, do të shpjegojë e sqarojë, vetë zonja Aline!).
Sonte (13 tetor, ky vit), dashamirët e artit teatror, janë tubuar, rreth këtij teatri, për të shijuar bukurinë e komedisë se njohur të Molièri (Jean-Baptiste Poquelin, aktor dhe dramaturg francez, 1622 – 1673). ”Le malade imaginaire” , frëngjisht, “Pacienti imagjinar”, shqip. Si detyrimisht, duhet theksuar së, duke interpretuar një nga rolet kryesore, në këtë kryevepër të tij, Molièri ndërroi jetë! (Ai vdiq në moshën 51 vjeç, disa orë pasi kishte bartur (interpretuar) për herë të katërt rolin krysor të “Pacientit Imagjinar”) .
Në mënyrë që, shikuesit të shijojnë bukurinë e këtij teksti madhështor dhe magjik, në të njëjtën kohë, të shkrimtarit kombëtar francez, Molièr, regjisori i shfaqjes, Cyril Kaiser, në lojë e fut dhe rolet ia beson një kuarteti të zgjedhur dhe fort të mirë (Nicole Bachman, Joël Waefler, Vanesa Battistini dhe Blaise Granget, por, që, megjithatë, më i miri nder të mirë, ishte “Pacienti imagjinar”, Joël Waefler, (krye)personazh, që për një orë e tridhjetë minuta, sa zgjatë kjo mrekulli, kjo komedi madhështore, e adaptuar për marioneta (kukulla!) dhe aktorë, arrin t’u përgjigjet të gjitha ngacmimeve të brendshme e të jashtme, deri në çmendi, të njohur si hipokondri, kjo është një lajm dhe premtim i mirë! .
Kur Teksti i komedisë, mban nënshkrimin Molièrit vetë, autor me famë botërore, kur Dirigjent (lexo: Regjisor!) qëllon të jetë Cyril Kaiser, me eksperiencë të pasur në punët e regjisë dhe të lojës me aktorë, të grup moshave të ndryshme, të nivelit shkollor të ndryshëm, të karaktereve e tekave (huqeve) të ndryshme, kur Kuarteti, prej katër aktorëve dhe po aq kukullave, që këta aktorë të mirë, ua “falin” shpirtin, lëvizjen dhe gjuhën, janë të shkëlqyer, ua shënoj edhe njëherë emrat bashkë me emrat e personazhe që interpretojnë: Nicole Bachmann, Tonanete,, Vanessa Battistini, Angelique, Louison, Blaise Granget, Clèmante dhe Joël Waefler, Argan, janë të mirë e, e sidomos, ky i fundit, pra maestro Joël, kur Koreografia,( skenografia, kostumet), kur Kolona zanore, (visoret, kartografia zanore, si të doni!), kur Efektet e dritës, janë të mira, kur çdo është e mirë, në vend të vetë e funksionale, atëherë nuk ke e si mos kënaqësh e përjetosh çaste të bukura. Të hidhet që atë trupe të vogël aktorësh, bashkë me regjisorin Cylir, sallën e vogël me spektatore, me rekuizitat, por edhe vetë shtëpinë e këtij teatri të vocërr, bon-bon, t’i “fundosesh” në një gotë uji të freskët (të sheqerosur) të Liqenit Léman, të pish e të bijsh në gjumë, të ëndërrosh shfaqjen e ardhshme, “Huis clos”, të Jean-Paul Sartre, po e zëmë, në këtë ambient të mrekullueshëm.
Sa e bukur ishte shfaqja dhe se, ç’mbresë të thellë la ajo të shikuesit e asaj mbrëmjeje, më se miri dëshmonin duartrokitjet e gjata, si të pafund të ishin!

topelement.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...