Peter Handke, mjerimi i çmimit "Nobel"

E Enjte, 24 October 2019 09:50

Nga Svetlana Shlapshak (Teshqanik)

Kurrë nuk e kam dashur letërsinë e Handkës, prandaj dhënia e çmimi Nobel aspak nuk me ka tronditur. Pas çmimit Nobel Bob Dillanit dhe reagimit të Dillanit ndaj çmimit, pastaj një viti pushim për shkak të skandalit seksual brenda institucionit të Nobelit, shkaqet që të mos tronditemi janë gjithnjë e më të qëndrueshme. Çmimi për Olga Tokarçukun është rrëfim më i këndshëm: atë do të vazhdoj ta lexoj.
Karriera letrare dhe prapambetja intelektuale e Handkës janë ndërthur me etjen e tij të pashuar që shkatërrimin e Jugosllavisë ta shfrytëzoj për ngjitje drejtë famës-ashtu sikurse janë ngjitur autorët e brezit të Handkes –Bernar Anri Levi, i cili e ka zgjedhur Bosnjën (Anri Levi është takuar disa herë me Rugovën në Prishtinë dhe është angazhuar edhe për shqiptarët e Dardanisë, vërejtja ime, G.M.) dhe Alen Finkikrot, që e ka zgjedhur Kroacinë: Handkes i mbeti Serbia. Gabimet politike dhe njollat etike nuk janë më të rëndësishmet për krijimtarinë e tyre letrare. Ne mëkatarët ishim të gatshëm edhe në bazë të ndarjes së autorit e të veprës ta mbronim disidentin edhe kur vepra i përplasej kokës. Lufta në Jugosllavi këtu vuri një rregull: shkrimtari është përgjegjës për veprën e tij dhe, fjalët vrasin. Vlen edhe për Handkën.
Mbase asgjë nga kjo nuk është e rëndësishme por për mua po. Ajo që mbetet me rëndësi dhe sigurisht objektive është deklarata e Handkës për gëzimin e serbëve me te marr vesh lajmin që ai e mori çmimin. Ky është mjerimi, gjë që flet keq për kuptimin e gjërave nga Handke dhe tërthorazi edhe për letërsinë e tij. Handke me një veprim të pa mend shpërfill të gjithë serbët që nuk i shkojnë për shtatë imagjinatës milosheviqiane. Ata të tjerët për te nuk ekzistojnë fare. Këtu unë e lexoj fodullëkun e kolonizatorit, të vetëquajturin shenjtor të popullit të vogël, i cili ja i kundërvihet fuqive të mëdha dhe e mbron kriminelin e vogël dhe ndihmësist e tij, të gjithë kriminelë nën sqetullat e tij. Që është fjala për mungesë arsyeje, dëshmon kur Handke e lavdëron Akademinë suedeze për “guximin”, që megjithatë e zgjodhi atë.
Ta shikosh në tërë populli serbë vetëm botën e Milosheviqit dhe të mos veresh asgjë tjetër, e zhvlerëson Handken shkrimtar dhe intelektual. Këtu nuk bëhet fjalë për idetë ose për simpatitë politike, por për mungesë serioze të observimeve, të dijës, të ndjenjave, impulsit që më shumë të duash të shtypurit e viktimat se sa tiranin e dhunuesin: shkurt kapacitetet letrare që sot janë të rëndësishme për shkrimtarin dhe të rëndësishme për atë që shkruhet. Handke seriozisht e ka fyer Serbinë, mund të thuhet me më shumë intonim patetik, sepse nuk ka vërejtur asgjë pos fytyrës brutale të pushtetit dhe këtë e ka barazuar me popullin. Të jesh kritik duhet ta kesh dhuntinë e atij që e ndejnë nevojën që të dashurohesh në kolektiv, veçmas në kolektivin etik.
Dhe, ç'i duhej Olga Tokarçukut ta lavdëronte Handken?
(Radio Gornji Grad )

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...