Ka ndërruar jetë dje në moshën 79-vjeçare, ylli i kinematografisë franceze Anna Karina.
“Anna vdiq dje në një spital të Parisit si pasojë e kancerit”, ishte lajmërimi i hidhur i agjentit të saj Laurent Balandras për AFP. Agjenti shtoi se: “ajo ndërroi jetë në shoqërinë e burrit të saj të katërt, regjisorit amerikan Dennis Berry”.
Kur ishte vetëm 17 vjeç Anna do të largohej nga Danimarka, që ishte edhe vetëlindja e saj, drejt Parisit, ku mori vëmendjen e regjisorit të mirënjohur Jean-Luc Godard , e duke u kthyer njëherësh në muzën e tij.
Godard do ta bënte protagoniste në filmat e tij, që e shndërruan Karinën ikonë të lëvizjes së re kinematografike të pasluftës, “Nouvelle Vague”. Anna mishëronte më së miri elegancën e viteve 1960, me tiparet që të hutonin, ku spikasnin sytë e mëdhenj e të kaltër.