Promovohet libri “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve”

E Enjte, 19 December 2019 09:22

Muzeu Historik Kombëtar, si institucioni më i madh i memories kombëtare në vend, organizoi sot promovimin e librit “Dokumente diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve (1912) të studiuesit Paulin Marku.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta në bazë të memorandumit të nënshkruar nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Akademia e Studimeve Albanologjike.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, akademiku Beqir Meta, Drejtor i Institutit të Historisë dhe Dr. Paulin Marku, autori i librit.

Dokumentet diplomatike italiane për historinë e shqiptarëve Dr. Paulin Marku i ka hulumtuar në Arkivin Historik Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Në vëllimin e parë (janar-qershor 1912) janë përzgjedhur, përkthyer dhe përgatitur për botim, telegrame, relacione dhe informacione të ndryshme të diplomatëve italianë, në të cilat evidentohet qartë këndvështrimi dhe roli që pati Italia në çështjen shqiptare gjatë vitit 1912.

Këto dokumente hedhin dritë mbi një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, atë të pragut të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Cutillo theksoi se ishte tejet i nderuar për ftesën në këtë panel.

“Ky është një moment historik për Shqipërinë, ku Italia luajti një rol të rëndësishëm. Po afron koha që unë të largohem nga Tirana, dhe më bëhet qejfi që do kthehem në Romë me një kujtim të tillë historik. Ju falenderoj të gjithëve edhe i uroj suksese të mëtejshme autorit”, përfundoi ambasadori Alberto Cutillo.

Beqir Meta tha se, “pa ndihmën e arkivit në Itali nuk do të mundeshim kurrë të zotëronim këtë libër unik. Do doja të falenderoja përzemërsisht autorin. Këto burime kanë interes të madh për historinë e vendit tonë. Paulini vendos një gur bazik në këtë periudhë historike, por në një të ardhme të shpejtë do ketë gurë të tjerë të rradhës”.

Autori i librit, Dr. Paulin Marku u shpreh se, “kjo e sotmja, është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Kemi patur mungesë në dokumentacionin italian të kësaj periudhe. Falë mbeshtetjes së Departamentit, mu propozua të merresha me nxjerrjen në dritë të këtij dokumentacioni. Ka patur vështirësi në hulumtim, por si për çdo historian, kjo transformohet në kënaqësi”.

Andrea Llukani, duke referuar fjalimin e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçit theksoi se, “populli shqiptar ka një histori të lashtë dhe me karakteristika të veçanta. Një vend të rëndësishëm zë Lëvizja Kombëtare Shqiptare. Ajo dha një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe afirmimin e kombit shqiptar që u finalizua në vitin 1912 me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Për këtë periudhë, dokumentet e huaja kanë peshë të pazëvendësueshme dhe na japin mundësinë të shohim në brendësi politikën e një shteti dhe të hulumtojmë në mënyrë të detajuar”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...