Prapaskenat e festivalit të RTSH/ Çfarë pamë e çfarë dëgjuam mbrëmë…

Hënë, 23 December 2019 12:45

Festivali i RTSH-së, festivali i këngës shqiptare, festivali laborator i krijmtarisë kombëtare, i shndërruar në një biznes privat, ku me paratë tona, paratë e taksapaguesve shqiptarë, pra me kontributin tonë e me dorën tonë, muzika shqiptare ka vdekur.

Festivali i RTSH-së ka kujtoi kohën, kur në fund të vitit prisnim të gjithë me endje të shihnim e të dëgjonim çfarë na kishte sjellë këtë vit Limoz Dizdari, Ferdinand Dedai, Agim Krajka, Aleksander Peçi, Kujtim Laro, Nikolla Zoraqi, Avni Mula, Tish Daija apo shumë e shumë të tjerë të cilët përtej krijmtarisë së tyre ishin të vetëdijshem që çdo notë muzikore që shkruanin ishte përtej këngës, ishte përtej kontributit artistik e profesional, ishte përtej ushqimit shpirtëror momental për publikun apo popullin siç i themi sot. Ishte mbi të gjitha një trashëgimi kombëtare, ishte mbi të gjitha kontribut për një identitet kulturor e muzikor kombëtar.

Pra, krijmtaria dhe veprat e tyre ishin misioni i tyre për këtë vend. Nuk e pamë, nuk e dëgjuam mbrëmë këtë mision, këtë trashëgimi, nuk e pamë, nuk e dëgjuam mbrëmë atë kujdes dhe rigorozitet që ata na lanë për melosin shqip, për poezinë shqip, madje nuk pashë e nuk dëgjova asgjë shqip.

Nuk pamë e nuk dëgjuam asnjë referencë me trashëgiminë për të cilën po flas, as muzikore e as morale apo shpirtërore. Në 15 vjetorin e ikjes nga kjo jetë të kompozitorit të madh Kujtim Laro, nuk pamë e nuk dëgjuam asnjë për të, asgjë nga ai, asgjë që të na kujtonte se po ndiqnim festivalin që ai dhe ata na lanë, asgjë nga çfarë ata do i bënte krenarë për brezin tjetër e do e bënte kontributin e tyre akoma më me vlerë. Asgjë!

Ah, po, pamë e dëgjuam këngën fituese, po po, atë të para zgjedhurën e madje të porositurën për festival europian, pamë se me çfarë muzike e teksti do i përqasemi eventit atje,  pamë ballkan-tallavanë me të cilën do i prezantohemi botës, pamë e dëgjuam se si banaliteti muzikor dhe përçudja e gjuhës shqipe do të na prezantoje atje, në arenën e kombeve, pamë se si me paratë e mia dhe tonat në televizionin kombëtar lluksi i shfrenuar i organizatorëve duhet të jetë për ne, për familjet tona, referenca e vlerave.

Pamë e dëgjuam se si në këtë vend të varfër, arti, muzika nuk ka më mision, nuk e lënë më të jetë pararendëse e ndjesive dhe mendimit kombëtar, por me mediokritetin më të pashoq që mund të imagjinohet, ma servirin si e ardhmja e ndritur. Kjo është kriminale do thoja, siç është e tillë dhe gjithë
cfarë ndodh rreth kësaj gjëje:

1. Fitues i paracaktuar, madje janë dy!
2. Shkelje flagrante e rregullave ligjore mbi organizimin e eventit
3. Disa qindra miliona që menaxhohen sipas qejfit, ku burimet e vetë RTSH-së nuk përdorën por të njëjtat merren si shërbim nga jashtë institucionit, me qëllim qarkullimin dhe faturimin e fondeve.
4. Festival pa rrregullore…!
5. Aktivitet kombëtar ku artistët shqiptarë disa trajtohen si “Mozart e disa si Salier” (referencë e idiotësirave mjerane të thëna publikisht natën e parë nga prezantuesja)
6. Këngë te para-porositura dhe jo pjesë e konkurimit të ndershëm paraprak
Pjesëmarrje kompozitorësh të huaj çka e bën non sencin dhe rolin e festivalit kombëtar të krijmtarisë së këngës shqip. (Nëkundërshtim me ligjin)
7. Asnjë copë letër zyrtare për asgjë, asnjë kriter i shkruajtur siç është detyrim ligjor për çdo institucion të shtetit.

8…

9…

10…
Kush të dëshirojë mund ta vazhdojë listën se ka plot të tjera. Por në fund të fundit ato janë pasoja jo shkaku.

Për sa kohë ulim kokën e presim, do të vazhdojnë të na fyejnë inteligjencën e ta shkatërrojnë atë që të parët tanë ndërtuan me sakrifica e do vazhdojmë të na i “gjykojnë” dhe përcaktojnë vlerat të huajt apo ndërkombëtaret siç i themi në mënyrë moderne, siç është dhe juria e këtij viti. Ata do të gjykojnë vlerat dhe kontributet aktuale por edhe të  paraardhësve tanë që citova më sipër./ CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...