Festivali i 58 i RTSH zgjodhi mbrëmjen e kaluar finalisten e këtij edicioni, që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”.
Dy kandidatet më të forta për çmimin e madh, por edhe që patën një mbështetje të madhe nga publiku, ishin Arilena Ara me këngën “Shaj” dhe Elvana Gjata me këngën “Me Tana”.
Fituese u shpall Arilena Ara, por ky ishte një zhgënjim për Elvana Gjatën dhe shumë ndjekës të festivalit, të cilët shijuan me emocion performancën e jashtëzakonshme të këngëtares.
Por, kush e penalizoi Elvanën nga anëtarët e jurisë. “BalkanWeb” sjell më poshtë pikët, që secili anëtar i jurisë ka dhënë për 12 finalistët e Festivalit të 38, ku ajo që bie në sy është fakti se të tre anëtarët e huaj kanë vlerësuar me pikë maksimale Elvana Gjatën.
Ndërkohë, anëtarja shqiptare, Rita Petro, i ka dhënë 8 pikë Elvanës, dhe ajo që ka “vulosur” fatin e saj në këtë edicion ka qenë Mikaela Minga, e cila i ka dhënë vetëm 2 pikë.