Ajo është shumë aktive në rrjetin social ‘Instagram’ dhe së fundmi Elvana Gjata ka ndarë me të gjithë një eksperiencë të rrallë sportive.
Elvana ka udhëtuar drejt Islandës dhe në videon e publikuar shfaqet duke i dhënë një motorri në mes të borës dhe të të ftohtit, por pamjet e ofruara janë mbresëlënëse.
Në video nuk ka munguar as sensi i humorit të këngëtares, e cila shprehet se mezi pret të kthehet pasi po vdes për bukë. Menjëherë ndjekësit e saj kanë komentuar, duke mbetur të mrekulluar nga kjo eksperiencë e Elvanës.