Aktori i “Game of Thrones”, Andrew Dunbar, ka vdekur papritmas në shtëpi, në prag të Krishtlindjes.
Aktori i “Game of Thrones”, Andrew Dunbar, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Belfast, në prag të Krishtlindjes, shkruan DailyMail.
Ai ishte në të tridhjetat dhe përveç se si aktor, ai gjithashtu punoi edhe si DJ.
Po ashtu, ai gjatë karrierës së tij punoi edhe në disa shou televiziv, siç ishin “Line of Duty” dhe “Derry Girls”.
Duke shprehur ngushëllime për të, mikui i tij, aktori Andy McClay tha se ishte kënaqësi ta kishe afër atë dhe e cilësoi si njeri të sjellshëm.
“Ai ishte person i vërtetë, një talent, njeri i sjellshëm dhe i denjë dhe kishte zemër të mirë”, shtoi McClay.