Dita kur lindi poetja Drita Çomo, vajza e pafat e Liri Belishovës

E Enjte, 19 Mars 2020 10:38

Përkujtohet sot poetja Drita Çomo (19 mars 1958 - 19 shkurt 1981), krijimet e së cilës mbetën në sirtar në periudhën kur ajo i shkroi. Për shkak të frikës nga regjimi komunist, ajo nuk mori guximin t?i ndante ato me të tjerët. Kështu, poezitë e saj panë dritën e botimit mjaft vonë. Vetëm në vitin 1997, doli libri "Dritë që vjen nga humnera", një përmbledhje e poezive dhe shënimeve nga ditari i saj, njofton Muzeu "Shtëpia me Gjethe".

Nate pa gjume

Mbreme prape nata ish e qete
Permbi pisha erresira ra
Nxorri koken hena qe nga rete
Po askujt asgje ajo s'i tha

Prape mbreme vezulluan yjet
Prape klithi qyqja me trishtim
Peshperiten fletet neper pyje
Druret ulen deget, psheretine

Psheretima endej neper nate
Psheretima mbi ballkonet ra
Foli neper gjume nje nga grate
Po askush nuk e kuptoi c'tha

Fiku driten fqinji si gjithnje
Mbylli librin heshtur, u largua
Dhe pastaj...asgje, asgje, asgje
Dhe keshtu me jave, dite dhe muaj

Drita Çomo lindi më 19 mars 1958. Si shumë të tjerë në atë periudhë, edhe ajo vuajti pasojat e regjimit të egër komunist. Ishte vetëm dy vjeçe kur u përcaktua që ajo të mbetej e vetme. Prindërit e saj u dënuan.

E ëma, Liri Belishova, një nga udhëheqëset e rinisë gjatë Luftës Antifashiste dhe për një kohë anëtare e Byrosë Politike, njëkohësisht një nga gratë më të njohura të vendit, u përball me internimin për rreth njëzet vite.

Ndërkaq, i ati Maqo Çomo, udhëheqës partizan dhe më vonë Ministër i Bujqësisë, u dënua si ?revizionist? dhe u persekutua në burgje e internime për 30 vjet.

Kështu, fati i Drita Çomos ishte padrejtësisht i ngjashëm me atë të prindërve të saj. Ajo u internua në Kuç të Vlorës ku kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe më pas në Progonat të Kurveleshit. Më vonë, ajo u dërgua në Cërrik ku kreu edhe shkollën e mesme. Ishte një nxënëse e shkëlqyer, megjithëse mësuesit nuk e vlerësuan kurrë maksimalisht. Ajo madje nuk arriti as të mbronte diplomën. Kjo për arsye politike, por edhe për shkak të sëmundjes së saj të pashërueshme që avanconte dita-ditës.

Drita Çomo u largua nga jeta fare e re, në moshën 23 vjeçare. Më 19 shkurt 1981, sëmundja e mposhti përfundimisht. Ajo vdiq në spitalin onkologjik në Tiranë, ashtu sikurse edhe jetoi: e vetme, pa dikë afër në grahmat e fundit. Regjimi nuk ia lejoi të kishte pranë as njeriun më të dashur, nënën e saj.

Në nderim të figurës së saj, në Cërrik është ngritur një bust për të. Po ashtu në të njejtin qytet, një shkollë mban emrin e saj. Drita Çomo është përkujtuar gjithashtu edhe nëpërmjet një dokumentari të realizuar dhe shfaqur në vitin 2008

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...