Roza Anagnosti në krah të Teatrit: “S’mund të jem në shesh, por mbështes kolegët

E Enjte, 14 May 2020 13:39

Aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti është deklaruar sot në krah të kauzës së Teatrit Kombëtar. Anagnosti thotë se është me teatrin dhe i bashkohet kolegëve, pavarësisht se nuk mund të jetë në shesh me ta.

“Unë jam me teatrin, e mbështes teatrin, është memorie, për ne që jemi këtu e për ata që janë jashtë. Zhvillimet e reja e kuptoj që vijnë, por janë disa gjëra,që duhet ti ruajmë. I bashkohem kolegëve , kam ndjeshmërinë e sinqertë, është vend ku kam emocione. Unë smund të rri në shesh, po jam me ta. Aty janë shpirtrat e shumë artistëve që kanë bërë.

Kanë folur për të emra të njohur të trashëgimisë, nga Emin Riza te Maks Velo i shkrete, u besoj gjykimeve te tyre.
Unë nuk e kuptoj gjithë këtë, që po ndodh. Thonë se është shumica! Por duhet të respektosh popullin tënd. Nuk janë vetëm artistët që e mbështesin, është edhe populli, e nuk mund të mos e respektosh, duhet t’i dëgjosh. Ne e kemi thënë fjalën tonë, në mënyrën më humane e të kulturuar.
Ai është vlerë që duhet ruajtur dhe duket rikonstruktuar, aq më tepër që i kanë gjetur fondet. Por njerëzit, edhe mund të jepnin para, për të ndihmuar.
Do ishte mirë, që kjo kohë të kishte vlejtur, për bashkëpunim e bashkërendim. Nuk është është kohë për këtë, kur i kemi njerëzit jashtë, kur jemi të bllokuar. Nuk më duket e arsyeshme të krijohen artifice në këtë situatë që po kalojmë.” -shkruan Anagnosti në një deklaratë shpërndarë mediave.

Modifikuar më E Enjte, 14 May 2020 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...