Ndërron jetë ikona e muzikës popullore, Ismet Peja

Hënë, 23 November 2020 08:40

 

Ka ndërruar jetë ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja.

Lajmin e e trishtë për vdekjen e këngëtarit e bëri të ditur djali i tij, Visar Peja, përmes një postimi në Facebook.

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm.Të fala i bën mamasë”, ka shkruar Visari.

Ismet Peja u lind më 27 Prill të vitit 1937 në Gjakovë. Babai i tij Musa Peja, ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që prej moshës 13-vjeçare filloi të merrej me muzikë.

Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Deri më tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Ai nxori një album në vitin 2005 me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...