Sot u largua nga jeta Kadrie Kadare ,nje vlere e rralle njerezore ne mbrojtje te gjuhes shqipe .
Ajo ishte motra e gjeniut te letrave shqipe Ismail Kadare dhe te po nje njeriu tjeter te shquar te fushes se tij Dr.Shahin Kadare.
Kadria do ti mungoje shume redaksive si nje mbrojtese e flakte e gjuhes shqipe. Ishte motra e perkushtuar , por te gjithe e njihnin per ate parameter te rralle intelektual si njohese dhe redaktore nga me te shquarat , nga ai lloj qe sot nuk ekziston me.
Hapat nuk i ndiheshin kur hynte ne redaksi por i ndihej shqisa e fuqishme e redaktores, e njoheses se mire te gjuhes dhe ishte mburoje per kete te fundit ndaj cdo injorance dhe mediokriteti qe kishte nisur te perhapej me shpejtesi ne kete fushe.
Eshte e veshtire ti thuash lamtumire vlerave te tilla dhe do te mungoje jo vetem shqisa e saj ne mbrojtje te gjuhes, por edhe zeri kur ajo recitonte 'Etheninin' rusisht ne menyre te shkelqyer.
Eshte e veshtire t'ju thuash lamtumire vlerave te tilla...