Në faqen zyrtare të Eurosong është shpallur radhitja përfundimtare e vendeve që do të prezantohen në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian të Muzikës. Eugent Bushpepa, me datë 8 maj, do të kendojë i treti në Portugali.
Nata e parë do të hapet nga Azerbajxhani, ndërsa Qiproja do të këndojë e fundit. Në natën e parë, krahas Eugentit do të garojë edhe Eleni Foureira – për Qipron, një shqiptare tjetër në këtë Eurovizion.
Më 10 maj, në gjysmëfinalen e dytë, mbrëmja hapet me Alexander Rybak nga Novergjia dhe përfundon me këngën nga Ukraina. Janë 19 këngë që do të garojnë në gjysmëfinale në Eurovizion , ndërsa vetëm 10 prej tyre do të futen në finale.
Këngëtari shqiptar do të prezantohet me këngën “Mall”, që e ka kompozuar dhe shkruar po vet. kënga e Bushpepës fitoi në festivalin e 56-të në RTSH, dhe duke fituar të drejtën e garës në Eurong.