Mbretëresha e popit Madonna vjen me një projekt të ri këtë herë jo si një këngëtare por si regjisore në një film kushtuar jetës së jashtëzakonshme të balerinës Michaela DePrince, e cila nga një jetime e vogël e luftës civile në Sierra Leone arriti të bëhet një balerinë e famshme.
Filmi titullohet “Taking flight” projeksion që do të realizohet nga MGM dhe është filmi i tretë kinematografik i Madonnës, pas “Sacro e Profane” (2008) dhe “W.E. – Edward dhe Wallis” (2011) kjo gjë u bë e ditur nga revista Variety.
Historia e Michaelas është ajo e vajzës e cila pasi humb të dy prindërit të vrarë në konfliktin e vendit të saj, vuan nga torturat e guerilëve dhe përfundon në një jetimore, ku trajtohet si një magjistare e vogël, një demon, për shkak të njollave të bardha që ka në lëkurën e saj. Por, këtu ajo bie në dashuri me vallëzimin, duke parë rastësisht kopertinën e një reviste.
E adoptuar në moshën katër vjeçare nga një çift amerikan, Elaine e Charles DePrince, ka mundësinë të studiojë dhe të ndjekë pasionin e saj. Sot është soliste në Dutch National Ballet.
“Udhëtimi i bërë nga Michaela më tronditi shumë – tha Madonna në ‘Variety’ – më preku si artiste dhe aktiviste që kupton diversitetin”. Ajo është e angazhuar në Afrikë me shoqatën Raising Malaëi, Madonna realizoi “I Am Because We Are”, një dokumentar mbi miliona fëmijë të mbetur jetimë në Malaëi për shkak të AIDS-it shkruar Atsh.
Skenari i filmit “Taking Flight” është marrë nga autobiografia e Michaela DePrince e shkruar së bashku me nënën e saj Elaine Taking Flight: From war Orphan to Star Ballerina”, që do të dalë në Itali me titullin “Ora so volare”. Ky film flet për jetën e saj nga lufta në Sierra Leone deri në skenat në të cilat ka kërcyer.