×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Aktori shqiptar, protagonist në filmat e mëdhenj të Hollywood-it

Tuesday, 03 Prill 2018 19:44

Aktori shqiptar Marko Caka, vazhdon të jetë protagonist në filmat e mëdhenj hollivudian. Kësisoj, së fundmi kanë nisë xhirimet e filmit të madh të Warner Brothers Creed versioni 2 me protagonist Silvester Stalone e Michael B Jordan.Në këtë film luan edhe shqiptari Caka, ku roli i tij është një nga katër policët e sigurisë në ringun e famshëm të Las Vegas. Në këtë ring, luhen duelet e mëdha të sportit të boksit ku trajner është Silvester Stalone në rolin e Rocky Balboas.

“Ishte hera e parë që luaja në sheshxhirim me Stalonen. Hyrja e tij solli duartrokitje të pa ndërprera dhe duke marr fjalën, falënderojë kastin dhe ekpin e kineastëve dhe gjithë stafin e produksionit. Për mua ishte ëndërr ta kisha pranë gjatë gjitha skenave më shumë se 15 orë. Isha vazhdimisht pranë stafit të boksierëve në rolin e Dupray, e rojës se sigurisë së legjendës së filmave aksion, i cili ka shkruar historinë të Rocky Balboa’s.

Absolutisht, që ndjehem i privilegjuar nga kastingu i Warner Bros, i cili me krijojë përsëri mundësinë për të përjetuar skenat e mëdha të saj me yjet e kinemasë botërore”, pohoi për KultPlus, Marko caka, duke vazhduar të tregoj se tashmë ai është edhe në një film tjetër të Warner Bros në vazhdimësinë e xhirimeve të filmit epik “Godzilla 2” në Atlanta ku xhirimet i kanë në fund të javës.

Xhirimet e Creed II po zhvillohen në Pennsylvania ku aktorët protagonist do të jenë pothuajse të njëjtit e Creed 1, Silvester Stalone, Michael B Jordan në rolin e boksierit dhe këtë radhë i afrohet kastit edhe Dolph Lungren në rolin e Ivan Drago, por tani në atë të trajnerit të skuadrës kundërshtare ruse.

Ky film do të shfaqet në kinematë e botës në nëntor të këtij viti dhe pritet të ketë jehonë të madhe sepse do të ketë përsëritje të përballjes së shekullit si në filmin e Rocky IV në mes dy boksierëve që përfaqësonin dy siperfuqitë e mëdha të kohës, por që sot ata janë trajnerë të ekipeve respektive ShBA -Rusi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...