5 prilli shënon ditën e parë kur nisën trazirat e asaj që do të konsiderohet më pas Saga e Sarajevës, që zgjati 1425 ditë dhe ku humbën jetën rreth 10 mijë qytetarë të Sarajevës.
Forcat serbe do të masakronin e vranin gjithçka që dilte para syve të tyre.
Saga e Sarajevës është rrethimi më i gjatë që ka ndodhur në një kryeqytet ndonjëherë.
5 prilli i para 25 vitesh ishte dita kur do të niste një periudhë terri për Sarajevën. Me këtë galeri të fotografive po i kujtojmë disa momente të Sarajevës së Bosnjës.
Rrethimi dhe praktikisht lufta brenda në kryeqytet zgjati deri me 29 shkurt 1996.