Eugent Bushpepa ka bërë shqiponjën edhe me Ermal Metën. Të njëjtën gjë e bëri disa ditë më parë edhe me Elena Foureira të Qipros, duke shprehur kështu solidaritetin mes tyre. Si asnjëherë tjetër, tre shqiptarë janë bërë bashkë në Eurovizion, duke përfaqësuar tre shtete të ndryshme. Kjo është historike dhe do të duhet kohë që të prësëritet. Në Instagram, Bushpepa ka postuar fotografinë duke shkruar “Një artist i madh dhe i dashur” – për Ermal Metën.
Të tre kënghëtarët shqiptarë do të këndojnë nesër në natën finale. Sipas shortit, Eugenti i 12-i, Elena e 25-a dhe Ermali 26-i, vendin e fundit.