Nuk qenka e thënë që publiku artëdashës i Vlorës ta ndjekë shfaqjen “Senatori Fox”, edhe pse biletat i ka prerë që të të shtunën e kaluar. Pas anullmit të shfaqjes së parë, kur drejtori Furxhiu, kunati i ministers Kumbaro, anulloi shfaqjen e teatrit për koncertin e një grupi të rinjsh amatorë, kësaj here regjisori Minga lajmëron se shfaqa do të anullohet për një arsye “madhore”, se Edi Rama ka dëgjesa publike me banorët e Vlorës, ata që e votuan e i besuan timonin…
Ramës nuk i plas shumë se ka apo nuk ka shfaqje teatri, ka apo jo calendar artistik, para shfaqjes së tij, nuk ve askënd. Teatri që ka pritur e përcjellë mjeshtra të skenës dhe ekranit do të presë sonte komedianin Edi Rama, që me batutat dhe fjalët e tij, do të argëtojë jo vetëm Vlorën, por mbarë Shqipërinë, nëpërmjet valëve të televizonit të tij, ERTV.
Rama nuk do t’ia dijë as për Senatorin Fox, as për regjisorët e as drejtorin. Publiku ka rast të shikojë një shfaqje pa lek, pa bileta, do “dëgjesa” e tij publike do të jetë e një niveli të lartë.
Vërtetohet ajo që thamë dje se Ramës nuk i plas shumë për artin e kulturën, për teatrin, as atë Kombëtar e as atë të Vlorës. Kjo që ndodh në Shqipëri, me këtë kryeministër, nuk ndodh në asnjë vend të botës së qytetëruar, as asaj që aspiron për të qenë pjesë e BE-së. Është pikërisht kjo qeveri, ky kryeministër që sillet me artin në mënyrën më antiart, me arrogancë e mospërfillje, duke filluar që nga sjellja me Teatrin Kombëtar e deri me Teatrin e Vlorës.