SKP i bën thirrje Ramës e Ahmetajt: Kultura 1% të Buxhetit të Shtetit
SPK - Skena e Pavarur Kulturore i ka bërë thirrje edhe një herë kryeministrit Rama dhe ministrit të Financave, Arbebn Ahmetajt, që buxheti për kulturën të rritet deri në 1%, nga 0.4% që është aktualisht. Në një postim të tyre së fundi në rrjetin social facebook, SPK shkruan:
“Duke parë performancën e shkëlqyer të artistëve shqiptarë në Eurovizion, sot bëhet me shumë se kurrë prioritare mbështetja me politika të këngës cilësore shqiptare, për t’i dhënë frymëmarrje tregut muzikor shqiptar dhe për të edukuar brezin e ri me muzikën e lehtë shqiptare, larg tallavasë dhe muzikës banale të importuar.
Kjo është një arsye akoma më e fortë për ta rritur fondin për kulturën në nivelin 1%, në mënyrë që Shqipëria të integrohet akoma më shpejt në tregun e madh kulturor Europian.”