Lasgush Poradeci
Kur nuk ndjehesh fare mirë,
(Sepse shpirtin e ke plot),
Ze këndon në vetësirë
Pa të derdhen pika lot.
Pika lot, si pika dylli,
Që të derdhen aqe shpesh,
Kush qëpallat nuk i mbylli...
Nuku mund t'i marë vesh;
Kujt s'j-u dha t'i rrahi mëntë,
Në shtëpi kush nuk u mbyll,
Më një hov kur shpirt' i shentë
Ndrin e digjet posi yll -
Nuku mund t'a dijë fare,
As që do të ndjejë dot
Ç'pruri kënga mendimtare
Me çdo varg prej pikash lot:
Kush të tall me verb të kotë,
Nuku mund t'i ndjejë gjiri
Ç'Drit' e bardhë djeg në botë
Me çdo pikë prej qiriri.
Poezia Liqeni i Muzave "Lychnida".
Foto - Lasgushi në Këln, Gjermani.