Shqiptarët po përjetojnë ndjenja të forta të krenarisë kombëtare, pasi si rrallë në historinë e Eurovizionit në finale kanë fituar të drejtën tre këngëtarë shqiptarë. Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta Italinë dhe Eleni Furera Qipron. Fotoja e djeshme kur te tre shqiptaret pozuan se bashku ne Lisbone ishte nje ngjarje por neser do jetë historike, pasi zor s’e do të përsëritet ky fakt, kur të bëhen bashkë tre shqiptarë në eurovizion dhe të përfaëqsojnë tre shtete të ndryshme.
Sot në mbrëmje i pari ndër ta do të këndojë këngëtari Eugent Bushpepa, i 12-ti në renditje, ndërsa Furera dhe Meta do të këndojnë në fund, përkatësisht në vendin e 25-të dhe 26-të. Këngët e tyre sjellin histori jetësore, ngjarje emigracioni të vendit të vogël të Ballkanit gjatë tre dekadave të fundit. Performancat e tyre kanë qenë ndër më të vlerësuarat nga mediat në festival. Natën finale në Lisbonë do ta çeli Ukraina.
Ashtu si dy netët e para RTSH do ta sjelli natën finale të Eurosong 2018 drejtëpërdrejtë në platformat televizive, web dhe telefoni celulare.