Eleni Foureira bëri krenarë miliona fansa jo vetëm në Qipro, shtet të cilin e përfaqësoi në Eurovizion, por edhe në Shqipëri dhe Greqi.
Këngëtarja shqiptare u rendit e dyta në Festivalin Evropian të këngës, me 93 pikë diferencë nga vendi i parë. Ajo ishte pretendentja kryesore për çmimin e madh me performancën energjike që realizoi në skenën e madhe.
Por pavarësisht se nuk e mori dot çmimin e madh, Foureira u prit si heroinë në Greqi. Në një video, këngëtarja shqiptare u prit me ovacione në aeroport, ndërsa shfaqej mjaft e emocionuar.
Ajo qëndroi për pak minuta, para kamerave duke u dhënë mundësi paparëcëve që ta fotografonin. E veshur me një kostum sportiv dhe atlete të zeza, Eleni dukej mjaft në formë.