Për të disatën herë ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk paraqitet në komisionin kuvendor për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ministresha për kulturë që gjen kohë për aktivitete të kota si ato në zyrën e Erion Veliajt, asnjëherë nuk është dukur deri më sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Si duket as që e llogarisin si punë sepse e kanë ndarë mendjen për ta shembur atë godinë e për t’ia dorëzuar biznesit të kullave. As më pak e as më shumë kjo është braktisje detyre. Ministri është i detyruar të raportojë në Kuvend sa herë e kërkon ky i fundit. Kjo është detyra parësore e çdo ministri. Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi se kjo. Ndërsa aktivitetet e kota të ministres së Kulturës mund të kryhen në kohën e lirë sepse janë krejt të kota.