Dostojevski: Çfarë të bëjë romancieri me njerëzit ordinerë?

Tuesday, 15 May 2018 08:43

“Ka njerëz, për të cilët vështirë është të thuash ndonjë gjë të tillë, që t’i përfaqësojë njëherazi dhe tërësisht në pamjet e tyre më tipike dhe karakteristike. Këta janë ata njërëz, të cilët zakonisht i quajnë njerëz të “rëndomtë”, “shumica” dhe të cilët, vërtetë përbëjnë shumicën e madhe të çdo shoqërie.

Shkrimtarët në romanet dhe novelat e tyre përpiqen në pjesën më të madhe të marrin tipa të shoqërisë dhe t’i paraqesin ata në mënyrë të figurshme dhe artistike,- tipa që në realitet hasen rrallë tërësisht dhe të cilët janë pothuajse më realë se vetë realiteti.

Para nesh ngrihet pyetja: çfarë të bëjë romancieri me njerëzit ordinerë, krejtësisht të rëndomtë, dhe si t’i paraqesë  para lexuesit, që t’i bëjë ata diçka më interesantë? Ata nuk duhen lënë kryesisht mënjanë në tregim, sepse njerëzit ordinerë janë në çdo çast dhe në pjesën më të madhe hallkë e domosdoshme në lidhjen e ngjarjeve të përditshme. Duke i lënë mënjanë ata, në këtë mënyrë do të prishim mundësinë për të realizuar një ngjarje, me një fjalë, prishim probabilitetin.

Të mbushësh romanet vetëm me tipa ose madje thjesht për interes me njerëz te çuditshëm dhe të pazakontë, do të ishte, e pamundur, dhe, besoj, dhe jo interesante.

Sipas nesh, shkrimtari duhet të përpiqët të gjejë nuancë interesante edhe midis ordinerëve. Kur, për shembull, thelbi i disa njerëzve ordinerë pikërisht kur mblidhet në të zakonshmen e përhershme dhe të pandyshueshme të tyre ose, akoma më mirë, kur, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të këtyre njerzve për të dalë me çdo kusht nga rrjedha e të zakonshmes, e rutinës, ata megjithatë përfundojnë në atë, që mbeten të pandryshuar dhe përjetësisht vetëm me rutinën, atëherë përsona të tillë marrin tipiken e një lloji të veçantë,- të zakonshmen, e cila kurrsesi nuk dëshiron të mbetet ajo që është, dhe me çdo kusht kërkon të jetë origjinale dhe e pavarur duke mos pasur as mjete më të vogla për pavarësi.

Në të vërtetë, nuk ka gjë më të hidhur, se të jesh, për shembull, i pasur, nga familje e mirë, me pamje të hijshme, i arsimuar jo keq, jo pa mend, madje dhe shpirtmirë dhe në të njëjtën kohë pa pasur asnjë talet, asnjë veçori, madje asnjë tekë, asnjë ide tënden, të jesh krejtësisht  “si të gjithë”.”-FMD/Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...