×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Në gjuhën tonë të bukur: shqip/DUSHKU I SHËN GJERGJIT

Tuesday, 15 May 2018 14:48

Nga Mehmet ELEZI    

1.

Një poet botoi një lirikë për Shën Gjergjin (6 maj). Nëna do të marrë “dushkun e njomë e barin ku fjetën yjet/ Nën krye do m’i vejë pa ma prishur ëndrrën…”.

Dhe u befasua nga pyetja e një lexuesi: “Pse e ke veçuar dushkun, është dru i shenjtë?”.

Përgjigja nuk është etnografike, nuk lidhet me drunj të shenjtë e me festa pagane.

Përgjigja është gjuhësore.

2.

Dushk  është fjalë e burimit indoeuropian të shqipes. Sipas fjalorëve normativë dushku është dru i lartë me kurorë të dendur, lis (latinisht Quercus). Por në shqipen që rrjedh jashtë këtyre fjalorëve, emri dushk ka disa kuptime. Dhe nuk është ky kuptimi i parë.

Kuptimi i parë i emrit dushk në Shqipërinë Veriore, në Kosovë, në Maqedoni është: gjeth, gjethnajë, tërësi gjethesh (emër përmbledhës, si bar në kuptimin e një tërësie fijesh bari). Del në letërsinë e shkruar, në këngë popullore, në fjalë të urta, shprehje frazeologjike, në doke.

“Kan (qan) syzeza për qat djalë/ Tan po e than dushkin në mal/ Po than dushk e po tha bar…” (lirikë popullore).

“Ju u thaçin bjeshkët e thata/ Dushk as bar ndër ju kurr mos daltë!” (Eposi i Kreshnikëve, Deka e Omerit).

“…edhe dushku ç’fërshëllon malit” (Gj. Fishta, Lahuta e Malsisë). 

“Ka nisë mali me dushkue/ Tash po del dushki i ri...” (lirikë popullore).

 Ia ka hjekë dushkun - flet fjalë të turpshme.

Me ia futë dushk shkoze - me folë trashë, pa u menduar.

Sa ka dushk e bar - sa ka gjeth e bar, sa ujët e detit.

Me nji rremb dushk në qafë, etnografi - kur dikush në gjak shkon udhës me një rremb dushk (gjethe të çfarëdo lloji) në qafë, do të thotë se është me ndore, nuk preket.

Dushk mund të përdoret edhe për një gjethe të vetme, por rrallë. “E na muer nji dushk të gjanë/ E me gjak dushkun e ka shkrue/…/ E çon Zoti nji erë e nji pshtjellsë/ E çon at dushk përpjetë” (Eposi i Kreshnikëve, Zuku Bajraktar). 

Me vu dushk - me pre, me terë e me vu në mullar degë të holla me gjethe bungu, panje, frashri, bliri, krekëze, shkozëbardhe…, që shërbejnë si ushqim dimëror për gjënë e gjallë. “Mos e hangshi dushkun, cofni…” (A. Çetta, Prozë popullore nga Drenica).

Një dushk, disa dushqe - një mullar, disa mullarë me degë të holla me gjethe të terura, ushqim për gjënë e gjallë. 

3.

Ç’është pra dushku i njomë i Shën Gjergjit? Thjesht degëz me gjethe të reja, mund të jenë shelgu ose tjetërfare. Pjesë e riteve mëngjezore të kësaj dite, bashkë me barin, lulet, stërpikjet me ujë. Në poezi flitet për “dushkun e njomë e barin”. Pra një dorë gjethe e një dorë bar.

Prej dushk edhe emri dushkël, dushkla, kryesisht shumës: copa gjethesh, gjethe a degëza me dy-tri fletë. U mbush oborri me dushkla. Dhe dushklajë, vend me dushkla, për shembull rreth mullarëve.

Në hapësirat ku dushk përdoret në kuptimet e mësipërme, ky emër nuk përdoret edhe në kuptimin e drurit të lartë me kurorë të dendur. Në këtë kuptim ka emra të tjerë: bung, qarr, shpardh

Nëpër fjalorët normativë mungojnë këto kuptime të emrit dushk. Ndërkohë është folja me dushkue, në kuptimin me gjethue. Vjen prej emrit të drurit? Jo. Vjen prej dushk në kuptimin gjeth. Folja me dushkue është vënë në fjalorë. Burimi i saj, dushk “gjeth”, ani pse me përdorim edhe më të gjerë, jo!

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 15:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...