Fundjava kulturore do të jetë bashkudhëtare e aktiviteteve, që priten të plotësojnë ditët e sezonit veror në Gjirokastër.
Risi e këtij sezoni do të jetë shfaqja e pjesëve artistike në pikat kryesore arkeologjike.
Turi i aktiviteteve kulturore të këtij sezoni veror është çelur me komedinë “Dy duzina me trëndafila” e trupës profesioniste të teatrit të Fierit. Për aktorët është pozitive rritja e interesit të publikut për teatrin.
Pasurimi i jetës kulturore mbetet ende një sfidë e hapur për qytetet periferike.
Qyteti i Unescos, Gjirokastra, ende nuk arrin të përmbushë shijet artistike të qytetarëve të saj, ndonëse vihet re përpjekja për rigjallërimin e jetës kulturore.