Ditarit të Anne Frank i janë publikuar edhe dy faqe të reja në përmbajtje të së cilave zbulohen mendimet e saj në lidhje me seksin.
Kujtojmë se ky ditar u bë i famshëm kur u publikua pas vdekjes së saj në fund të luftës. Adoleshentja hebreje, e shkroi atë duke e fshehur nga nazistët.
Faqet e fshehura ishin mbuluar me letër të ngjyrosur me ngjyrë kafeje – me sa duket për të fshehur shkrimin e saj nga familja e saj.
Teknikat e reja më në fund kanë mundësuar që studiuesit t’i lexojnë ato.
Këto shkrime janë te datës 28 shtator 1942, vetëm pak kohe pasi 13 vjeçarja Anne ishte fshehur.
“Do ta përdorë këtë faqe për të shkruar shaka të pista” kishte shkruar Anne, dhe kishte hedhur në letër ato shaka që dinte.
Ajo shtoi edhe disa rreshta ne lidhje me edukimin seksual, përderisa e imagjinonte veten duke i treguar dikujt në lidhje me këtë. Anne kishte përmendur edhe prostucionin, në lidhje me të cilin kishte folur babai i saj.