6.7 milionë dollar u shit sot në një ankand të Gjenevës diamanti historik i cili për 300 vjet kaloi nëpër shtëpitë mbretëore të Europës.
The Farnese Blue i ishte dhënë si dhuratë martese Elisabeth Farnese, vajzës së dukës së parmës, kur ajo u martua me Filipin e V të Spanjës në 1715. Ai u përcoll më pas nga gjenerata në gjeneratë duke u zhvendosur nga Spanja në Francë, më pas në Itali dhe Austri.
Diamanti 6.1 karatësh vjen nga miniera e famshme e Golcondës në indi. U deshën vetëm 4 minuta që ai të shitej në ankandin e “Sotheby’s”, duke kapërcyer menjëherë parashikimet e ekspertëve, nga 3.5 në 5 milionë dollarë.
“Ne prisnim një rezultat të mirë por filluam nga 3.4 milionë dollarë dhe përfunduam me 6.7 milionë, ndaj i kapërcyem pritshmëritë”, thanë specialistët e “Sotheby’s”.