Artistët i dorëzojnë kërkesën Kumbaros: Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental të shpallen “Monument kulture”

E mërkurë, 23 May 2018 15:54

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dorëzoi pranë Ministrisë së Kulturës kërkesën për shpalljen e Teatrit Kombëtar dhe të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në një “korpus monument kulture”. Kërkesa në fjalë është shoqëruar me firmat e 780 artistëve, politikanëve dhe qytetarëve të Tiranës. Përmes saj kërkohet ruajtja e godinave të teatrit si pjesë e memories së qytetit, por edhe historisë së një sërë institucioneve kulturore që kanë hedhur hapat e para, pikërisht në këtë kompleks godine. I pari që hodhi firmën në këtë kërkesë ishte aktori Robert Ndrenika, i pasuar nga shumë të tjerë. Regjisori Kastriot Çipi, një prej artistëve më aktivë në mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe një ndër drejtuesit Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit tha tashmë ka mbaruar dhe faza e fjalimeve në teatër dhe po mendohet një tjetër formë e protestës së artistëve. “Tashmë ka përfunduar faza e grumbullimeve dhe fjalimeve në oborrin e teatrit dhe po mendohet, po diskutohet një formë e re rezistence, jo detyrimisht përmes radikalizmit të saj me greva urie, por pse jo përmes vet artit, teatrit, muzikës, video-projeksioneve, por gjithçka do të bëhet me dije në ditët në vijim. Ndërkaq, ideja për ngritjen e një fondacioni që do të mundësojë mbledhjen e fondeve për të rikonstruktuar godinën aktuale të TK-së, pritet të marrë formë ligjore”, pohon regjisori Çipi. Në oborrin e TK u zhvilluan 10 takime çdo të hënë.

Artistët vijojnë të pohojnë mungesën e transparencës nga Ministria e Kulturës për çfarë ka ndodhur deri tani, por dhe kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Artistëve kohë më parë iu bashkua dhe Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, që përmes një deklarate reagoi për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. SHASH shprehet se ata nuk janë kundër ndërtimit të një teatri të ri, por nuk pajtohen me prishjen e vlerave historiko-arkitektonike të qytetit, që edhe pse pa shumë vlerë kapitale, mbartin vlerë shpirtërore. “Teatri si pjesë e kësaj historie duhet të qëndrojë, të dëshmojë epokë artistike dhe por edhe arkitektonike. I lindur që në fillesë si një objekt me karakter artistik ai u bë në kohë djepi e streha e pasurisë artistiko teatrore të kryeqytetit, u bë vendi ku lindi teatri modern Shqiptar. Për të ruajtur memorien e brezave të artistëve por edhe të qendrës historike të qytetit ai duhet të rikonstruktohet e restaurohet në formën që ka e ndoshta të mbetet si një sallë për shfaqje dhe evente të veçanta”, thuhet mes të tjerave në deklaratë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...